(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Një akt humanitar nga vëllezërit kosovar

Dje në Degën e Kryqit të Kuq Lezhë u organizua një seancë dhurimi gjaku. Kjo seancë dhurimi, vjen si një akt tejet humanitar i një grupi vullnetar nga Kosova, të organizuar nga Dr. Halit Gërbeshi.
Prej disa kohësh, ky grup i është bashkangjitur iniciativës së Kryqit të Kuq Shqiptar për të dhuruar gjak vullnetarisht për fëmijët talsemikë.
Kësaj radhe ata kishin zgjedhur Lezhën për të organizuar aktin e tyre humanitar në një ditë të shënuar për Lezhën dhe Shqipërinë, “Besëlidhjen e Lezhës”. Së bashku mund të bëjmë më shumë.
Faleminderit ekipit mjekësor nga Prishtina dhe vullnetarëve të Kryqit të Kuq për humanizmin e treguar! Faleminderit dhe në emër të fëmijëve talasemik!

Ndajeni me miqte tuaj: