(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Nga veprimtaritë e Degëve të Kryqit të Kuq në javën e fundit

Nga veprimtaritë e Degëve të Kryqit të Kuq –

  • Dega e KK Tiranë. Vazhdon fushata për Ditën Botërore të Urisë. Është shkolla “Lidhja e Prizrenit” që i është bashkuar fushatës së Kryqit të Kuq Shqiptar në ndihmë të familjeve në nevojë. Dega e KK Tiranë falënderon të gjithë nxënësit për kontributin e tyre në këtë fushatë. Një akt i thjeshtë human mund të lehtësojë vuajtjet e shumë njerëzve!;
  • Dega e KK Lushnje ka zgjedhur të organizojë një ditë ndryshe në Parkun e Divjakës së bashku me të moshuarit e Qendrës për moshën e tretë;
  • Dega e KK Fier zhvilloi më datë 15 një seancë dhurimi gjaku në ambientet e Komisariatit të Policisë Divjakë, me efektivët e policisë;
  • Dega e KK Elbasan zhvilloi më datë 11 tetor një takim me nxënësit e Gjimnazit “Vasil Kamami” ku të rinjtë u njohën me historikun e KKSH, veprimtaritë, etj.;
  • Dega e KK Librazhd është angazhuar në veprimtaritë në kuadër të Ditë Botërore kundra Urisë. Vullnetarët e degës sensibilizojnë komunitetin për të bërë një akt sado të vogël HUMANIZMI për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë;
  • Dega e KK Pogradec ka zgjedhur të zhvillojë një veprimtari në Ditën Botërore të Larjes së Duarve, me nxënësit e Shkollës “Gjergj Pekmezi”, “Koli Gusho” dhe fëmijët e kopshtit “Liri Çomo”;
  • Dega e KK Korçë ka organizuar një trajnim për Ndihmën e Parë me nxënësit e Degës Hotelerir-Turizëm;
  • Dega e KK Kuçovë. Gjithnjë i kushtohet vëmendje veprimtarive të organizuara në Qendrën Sociale për të Moshuarit që frekuentohet gjithnjë e më shumë. Përveç të tjerave, të moshuarit përfitojnë dhe kontrollin e vazhdueshëm shëndetësor nga mjekja e qendrës;
  • Dega e Kryqit të Kuq Berat. Ndër veprimtaritë e zhvilluara këtë javë veçohet vizita në ambientet e degës të nxënësve të Shkollës Profesionale “Kristo Isak” të cilët realizuan praktikën mësimore mbi bazat e dhënies së Ndihmës së Parë;
  • Dega e Kryqit të Kuq Lezhë. Kujdes i vazhdueshëm për frekuentuesit e qendrës sociale të Degës, vecanërisht në aspektin mjekësor, vizita dhe sensibilizim për një shëndet më të mirë.
  • Dega e KK Kukës. Kujdesi për shëndetin e fëmijës ishte objekti i veprimtarisë së zhvilluar me nxënësit e klasës
Ndajeni me miqte tuaj: