(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Nga veprimtaritë e Degëve të Kryqit të Kuq

Ndërkohë që në degët e Kryqit të Kuq të zonës së tërmetit, si Durrës, Tiranë, Laç, Krujë, Lezhë e Shijak vijon me ritme të larta operacioni i ndihmë ndaj familjeve të prekura, muaji shkurt mbyllet me veprimtari të shumta të zhvilluara sipas planifikimit në të gjitha fushat humanitare të Kryqit të Kuq. Më poshtë po përmendim disa nga veprimtaritë e zhvilluara vetëm javën e fundit:
Në degën e Kryqit të Kuq Elbasan, është zhvilluar një seancë sensibilizimi me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri”, për Higjienën Personale dhe kujdesin që duhet të tregojmë për të mbajtur pastër veten tonë dhe ambientin që na rrethon.
Në Durrës, krahas vëmendjes së treguar në operacionin e ndihmës për familjet e prekura nga tërmeti, kujdes është treguar për mbarëvajtjen e Qendrës Sociale, për një vëmendje sa më të mirë ndaj të moshuarve.
Në Fier, Dega ka zhvilluar një seancë sensibilizimi me nxënësit e Shkollës jo publike “Alen” mbi vlerat humanitare të Kryqit të Kuq, historikun dhe veprimtaritë humanitare të programeve të KKSH
Në Lushnje, është treguar vëmendje në fushatat e sensibilizimit për higjienën personale si një domosdoshmëri për një trup të shëndoshë dhe për t’u mbrojtur nga virozat.
Në Kuçovë, në kuadër të Programit të Rinisë dhe Vlerave Humanitare është zhvilluar një veprimtari sensibilizuese me nxënësit e Shkollës 9 vjeçare “28 Nëntori”, ku në qendër të vëmendjes ishin përgatitjet për Ekspozitën e Vizatimit “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq”
Në Kukës është zhvilluar një veprimtari sensibilizuese me nxënësit e Shkollës së Mesme “Havzi Nela” mbi ndihmën e parë dhe mënyrën e dhënies së saj në rast nevoje.
Në Korçë, u zhvillua një takim me nxënësit e Shkollës “Themistokli Gërmenji” në kuadër të përgatitjes së Konkursit të Vizatimit “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq.
Në Librazhd tregohet një vëmendje e veçantë për Qendrën Ditore për të Moshuarit që menaxhohet nga Dega e Kryqit të Kuq Librazhd. Kësaj jave janë organizuar takime me punonjësin social, si dhe kanë vazhduar sensibilizimi i qytetarëve për organizimin e një seancë dhurimi gjaku në qytet.
Ashtu si në shumë degë, dhe në Tepelenë ka vazhduar fushata e promovimit të vlerave humanitare në kuadër të Konkursit të Vizatimit “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq
#femijetdhekryqikuq 😍

Ndajeni me miqte tuaj: