(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Nga veprimtaritë e Degës së Kryqit të Kuq Vlorë, gjatë kësaj jave

Nga veprimtaritë e Degës së Kryqit të Kuq Vlorë – Një numër i madh veprimtarish të realizuara nga Dega e KK Vlorë gjatë kësaj jave, mbi bazën e planit të veprimit të degës.

Kështu, me nxënësit e klasave të IX të Shkollës 9 vjeçare “Lef Sallata” u organizuan seanca informimi mbi substancave që krijojnë varësi si Droga, Duhani, Alkooli dhe pasojat nga përdorimi i tyre në shëndet dhe në shoqëri.

Ndërkohë që me nxënësit e klasës së 5-të të shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi” u organizua një bisedë e frytshme rreth higjienës personale dhe kujdesit që duhet treguar për mjedisin ku jetojmë.

Me nxënësit e shkollave 9 vjeçare të qytetit ka hyrë në fazën e saj intensive fushata për promovimin e vlerave humanitare të Kryqit të Kuq, dhe pasqyrimin në vizatimet e tyre, me të cilat do të organizohet dhe Ekspozita vizatimore “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq”.

Mjaft domethënëse ishte dhe seanca e dhurimit të gjakut organizuara me punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor, Vlorë, të cilët ju bashkuan iniciativës së Kryqit të Kuq për të dhuruar gjak për fëmijët talasemikë

Ndajeni me miqte tuaj: