(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Nga veprimtaritë e Degës së KK Vlorë – Tri veprimtari, në harkun kohor të një jave.

 

Fillimisht, më 11 shtator, në kuadër të 8 shtatorit, Ditës Botërore të Ndihmës së Parë, në bashkpunim me Drejtorinë Rajonale të Shëndetësisë, Vlorë u organizua një veprimtari sensibilizuese në komunitet për rëndësinë e dhënies së Ndihmës së Parë në çdo rrethanë dhe situatë që kërkohet.
Instruktorët dhe vullnetarë të degës së KK Vlorë, demostruan teknikat e dhënies së NP si dhe shpërndanë fletëpalosje me informacionin e nevojshëm.

VL Prefektura Dhurim Gjaku 4Më 14 shtator, personeli i Prefekturës Vlorë, ju përgjigj thirrjes së Kryqit të Kuq për të dhuruar gjak për fëmijët talasemikë. Në krye të kësaj iniciative ishte vetë Prefekti i Qarkut, Vlorë Z. Flamur Mamaj. Nën moton “Dhuro Gjak, Shpëto Jetë” Prefkti ju bëri thirje institucioneve të tjera në qytet t’i bashkohen kësaj nisme.

VL NP ne Stadium 1Më 17 shtator, ekipi i vullnetarëve të Ndihmës së Parë ka asistuar ndeshjen e futbollit, e vlefshme për Kategorinë Superiore, Flamurtari – Skënderbeu.

Ndajeni me miqte tuaj: