(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Nga veprimtaritë e Degës së KK Tiranë në ndihmë të dëmtuarve nga tërmeti.

Gjatë ditës së sotme vullnetarët e degës Tiranë falë bashkëpunimit dhe mbështetjes me USAID shpërndanë pako ushqimore, kite higjienike, batanije dhe miell për 80 banorë të prekur nga tërmeti në zpnën e Vorës.
Pas shpërndarjes u organizua festa për 56 fëmijët e akomoduar në kampin e Vorës. Aktiviteti u organizua nga vullnetarët e degës, falë bashkëpunimit me Tirana Bank që kontribuoi me dhurata për fëmijët. Përfaqësuesit e Tirana Bank, prezent në aktivitet, dhanë mesazhe shprese dhe optimizmi, shpërndanë dhuratat fëmijëve duke u solidarizuar me gjendjen e tyre të vështirë. Pjesë e veprimtarisë ishin dhe nxënësit e Shkollës New York High School të cilët kontribuan me koktejlin për fëmijët dhe ndihmuan në shpërndarjen e dhuratave.

Gjatë mbrëmjes së djeshme vullnetarët shërbyen ushqime të ngrohta të gatuara në Qendrën Sociale të Degës së KK Tiranë, për 300 banorët e akomoduar në kampin e Vorës.

Gjithashtu Kryqi i Kuq vazhdon takimet me njësitë vendore për mbështetjen e të gjithë banorëve të dëmtuar nga tërmeti në Tiranë. Ndërhyrja vazhdon…

Ndajeni me miqte tuaj: