(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Nga veprimtaritë e Degës së KK Elbasan

Java e parë e muajit prill ka qenë e mbarë për degën e KK të Elbasanit. Të shumta kanë qenë veprimtaritë e organizuara prej saj.

 

Ndërkohë që vazhdojnë përgatitjet për fazën e parë të Konkursit kombëtar të Ndihmës së Parë në nivel dege, nga ekipet e ndryshme me një angazhim të përditshëm të instruktorëve dhe vullnetarëve, me nxënësit e gjimnazit “Mahmut & Ali Cungu” u organizua një takim i gjerë në kuadër të orëve të Shërbimit Komunitar. Vullnetarët e degës diskutuan mbi historikun e Lëvizjes ndërkombëtare të KK dhe të GjK, Parimeve themelore që e organizojnë atë, si dhe historikun e programet e veprimtarive të Kryqit të Kuq Shqiptar. Të tilla takime janë një mundësi e mirë për gjithkënd që dëshiron të bëhet anëtar dhe vullnetar i Kryqit të Kuq.

 

Një tjetër veprimtari e rëndësishme ka qenë organizimi i shpërndarjes së ndihmave ushqimore për familjet më në nevojë të 30 nxënësve në shkollat 9-vjeçare “Fadil Gurmani”, “Fejzullah Guranjaku” dhe “Adem Krasniqi”. Në bashkëpunim me drejtuesit e shkollave dhe mësuesit kujdestarë u evidentuan familjet me vështirësi ekonomike, të cilat përfituan ndihma ushqimore. Dega falënderon përzemërsisht personelin e shkollave të mësipërme për bashkëpunimin mjaft të frytshëm me Degën e KK Elbasan dhe mbështetjen reciproke, që çon në përmbushjen e misionit humanitar të shoqatës.

Ekipi i Ndihmës së Parë të Degës vazhdon të asistojë të gjitha ndeshjet e futbollit të luajtura në stadiumin “ELBASAN ARENA”. Një ndeshje e tillë ishte dhe ajo e luajtur në kuadër të Kupës së Shqipërisë mes skuadrave Kukësi-Teuta

Ndajeni me miqte tuaj: