(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Në Sarajevë, Konferenca XIII mesdhetare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe për emigracionin

Në Sarajevë po mbahet Konferenca XIII e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe të detit Mesdhe për të trajtuar çështje të lidhura me emigracionit

Më shumë se 150 delegatë të shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe nga 23 vende që kufizohen me Detin Mesdhe po takohen në Sarajevë këtë javë për të diskutuar rreth qasjeve të mundshme në ndihmë të emigrantëve të pambrojtur dhe komuniteteve pritëse të tyre. Në Konferencë merr pjesë dhe një Delegacion i Kryqit të Kuq Shqiptar, i kryesura nga Presidenti i shoqatës z. Ylli Alushi.

Tema e takimit që mirëpritet dhe organizohet nga Shoqata e Kryqit të Kuq të Bosnje dhe Hercegovinës dhe Qendra për Bashkëpunim në Mesdhe (CCM), është “Ne jemi për njerëzoren”. Fokusi i takimit do të jetë siguria dhe mbrojtja e emigrantëve, përmirësimin e përfshirjes sociale të tyre, parandalimi i trafikimit dhe i shfrytëzimit, një ndihmë më e madhe vullnetare dhe një rol më i madh i Shoqatave Kombëtare në zbatimin e Pakti global për refugjatët dhe emigracionin të miratuar jo shumë kohë më parë.

“Ndërsa fokusi ynë kryesor vazhdon të jetë ndihma për emigrantët, Kryqi i Kuq po ndihmon gjithashtu komunitetet pritëse”, tha Rajko Lazic, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Kryqit të Kuq të Bosnje dhe Herzegovinës. “Jo shumë kohë më parë, njerëzit tanë e përjetuan atë çfarë do të thotë të jesh refugjat, dhe disa vazhdojnë të jenë akoma larg vendeve të tyre  dhe në nevojë të madhe. Ne kërkojmë që të balancojmë ndihmën për të dy popullsitë”.

Maria Alcázar Castilla, zëdhënëse e Qendrës për Bashkëpunim në Mesdhe (CCM) tha se çështjet humanitare me të cilat ballafaqohen Shoqatat Kombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe në rajon, janë të ndërlidhura, kështu që nevojiten analizë dhe qasje të përbashkëta.

“Rajoni i Mesdheut po përballet me sfida të shumta humanitare – për shkak të trazirave dhe dhunës, rrjedhës së vazhdueshme të emigrantëve në nevojë, krizave ekonomike dhe ndikimeve të ndryshimeve klimatike. Konferenca synon të riafirmojë urgjencën e veprimeve parimore humanitare, të promovojë qasjen humanitare dhe të forcojë domosdoshmërinë absolute për të vendosur sigurinë dhe nevojat e njerëzve në qendër të veprimit tonë,” tha ajo.

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK&GjK), Francesco Rocca foli në konferencë duke thënë:

“Çdo qenie njerëzore, sidomos njerëzit që largohen nga konflikti dhe pasiguria, duhet të kenë qasje të lirë në ndihmë dhe në informacion, në të gjitha fazat e udhëtimit të tyre. Çdo qenie njerëzore ka të drejtën e mbrojtjes, kujdesit shëndetësor, arsimit dhe shërbimeve sociale “, tha Presidenti Rocca. “Dinjiteti njerëzor duhet të respektohet dhe të mbrohet, pavarësisht nga statusi ligjor”.

Ardhjet e emigrantëve në rajonin e Mesdheut dhe zona të tjera të Evropës zakonisht rriten gjatë muajve të pranverës dhe të verës.

Ndajeni me miqte tuaj: