Në prag të festës së madhe të ndërrimit të viteve, Kryqi i Kuq Shqiptar shpërndan ndihma për më nevojtarët.

 29 dhjetor 2017


Operacionit të ndihmës për familjet në nevojë të nisur në fillim të muajit dhjetor i është shtuar në këtë fund muaji dhe ndihma sociale që po realizohet për familje më në nevojë në të gjithë rrethet e vendit. Ndihma e Kryqit të Kuq Shqiptar synojnë që të lehtësojnë sadopak situatën e vështirë në të cilën gjenden këto familje

Deri tani janë ndihmuar 1980 familje më të prekura në të gjitha zonat e përmbytura, ndërsa janë shpërndarë ndihma për 320 familje më në nevojë sociale në shumë rrethe të vendit. Gjithsej janë ndihmuar 2300 familje me një pako standard ndihme një mujore, kosto e të cilës është rreth 100 lekë të vjetra.

KKSH ka filluar shpërndarjen e ndihmave që në datën 3 dhjetor dhe deri me datë 29 dhjetor janë ndihmuar 1980 familje në zonat më të prekura. Nga fillimi i muajit janë shpërndarë sipas zonave të përmbytura si më poshtë:

Në Fushë Krujë janë ndihmuar gjithsej 260 familje; në Kamzë 100 familje; në Vorë 56 familje; në Tiranë 85 familje; në Shijak 40 familje; në Fier 750 familje; në Vlorë 400 familje; në Elbasan 80 familje; në Korçë 70 familje.

Operacioni i ndihmës për familjet e përmbytura do të vazhdojë në muajin janar deri në plotësimin e objektivit të shoqatës për të ndihmuar 3000 familje.

Ndërsa janë ndihmuar 20 familje në Pukë, Patos, Burrel, Tropojë, Librazhd, Gramsh, Lac, Elbasan dhe 40 familje në Dibër, Lezhë, Kukës dhe Malësi e Madhe. Gjithsej 320 familje.

Ndihma është bërë e mundura falë stokut rezervë për raste katastrofash dhe raste sociale të Kryqit të Kuq Shqiptar, i mbështetur nga Federata ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe dhe shoqatat simotra të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, duke kontribuar me donacione të ndryshme në ndihmë familjeve të prekura nga përmbytjet si dhe kontribut i donatorëve të ndryshëm në mbarë vendin, individë dhe sipërmarrje private që kanë dhënë ndihmesën e tyre për t’i ardhur në ndihmë atyre që janë në nevojë.

 

Kryqi i Kuq Shqiptar, në përmbushje të misionit të tij do të vazhdojë të jetë në ndihmë të të gjithë atyre që janë në nevojë.

 

Kryqi i Kuq Shqiptar

 

* Çdo familje ka përfituar një pako standard me ushqime , batanije dhe fite higjienike në vlerë rreth 100 mijë lekë vjetra për familje. Pako standard e ndihmës përbëhet nga: 20 kg miell, 4 kg vaj, kg fasule, 4 kg oriz, 4 kg sheqer, ½ kg kripë; 4 batanije, 1 kit higjienik familjar.

 

 

 

Për më shumë informacion:

 

Fatos Xhengo – Koordinator i Programit Përgatitje dhe Përgjigje për Raste Katastrofash dhe Ndihma e Parë në Komunitet

 

Email: fxhengo@kksh.org.al Cel: 0694092142

 

 

Ndajeni me miqte tuaj: