(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Në ndjekje të hapave të ndërmarrë për mbrojtjen e shërbimeve të kujdesit shëndetësor – Resolution 4 e miratuar në Konferencën e 32-të Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

health care in danger

 

 

health care in danger

Nëse konsultojmë titujt e shtypit me tematikë nga zonat e konfliktit, ata na sjellin dhe një herë problemin që evokon dhe titulli i këtij artikulli: spitale që bombardohen, mjekë që sulmohen, ndërtesat e kujdesit shëndetësor të braktisura për shkak të luftimeve, ndjekje e të plagosurve apo të sëmurëve nga fraksionet kundërshtare. Kjo dhunë ndaj shërbimeve të kujdesit shëndetësor e ka të gjithë fuqinë për të minuar parimin themelor të Konventave të Gjenevës se : lufta ka dhe anën e saj njerëzore. Në këto rrethana, Rezolutën 4 (Resolution 4) për mbrojtjen e kujdesit shëndetësor, e miratuar në Konferencën e 32-të Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, në fakt, është më se e mirëpritur. Ajo është një përpara, për dy arsye:

 

 (1) Ne duhet të veprojmë, dhe jo vetëm të shprehim shqetësimin

Askush nuk mund ta mohojë se këto sulme janë alarmante, dhe se kanë munguar thirrjet për të mbrojtur shërbimet mjekësore. Por ajo që ne kemi më shumë nevojë është veprimi konkret. Rezoluta 4 e njeh këtë nevojë: ajo thekson pasojat shkatërruese afatshkurtra dhe afatgjata të kësaj dhune dhe, çfarë është më e rëndësishmja, përcakton qartësisht rrugën për mbrojtjen e shërbimeve të kujdesit shëndetësor. Në ndjekje të rekomandimeve të procesit global të konsultimeve të realizuar nën iniciativën “Kujdesi Shëndetësor në rrezik”, Rezoluta 4 bën thirrje për marrjen e një një sërë masash

 

Këto masa përfshijnë: miratimin dhe ndryshimin e legjislacionit të brendshëm, faktorizimin në mbrojtjen e shërbimeve të kujdesit shëndetësor ndërkohë që kryhen operacione ushtarake dhe policore, një kuptim më të mirë të dhunës që ndikon në realizimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor, kuptimin nga personeli i kujdesit shëndetësor i detyrimeve ligjore dhe etike të tij, bërja e objekteve të kujdesit shëndetësor më të sigurta, dhe përmirësimi i menaxhimit të rrezikut dhe të sigurisë për ambulancat dhe shërbimin e kujdesit shëndetësor – përfshirë këtu dhe ato të Shoqatave Kombëtare. Përveç kësaj, rezoluta u bën thirrje shteteve për të hetuar menjëherë dhe plotësisht sulmet ndaj personelit dhe objekteve të kujdesit shëndetësor, me qëllim parandalimin e dhunës në të ardhmen, dhe sigurimin e llogaridhënies dhe adresimin e ankesave të viktimave.

 

health care in danger 1

West Bank, Ramallah. Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe palestineze ofron ndihmë të menjëhershme të parë ndaj një palestinezi të plagosur.

 

(2) Bashkëpunimi është i rëndësishëm

Rezoluta 4 thekson gjithashtu, rëndësinë e bashkëpunimit në ngritjen e çështjeve themelore që fshihen pas këtyre sulmeve, me qëllim parandalimin e tyre. Ajo i bën thirrje shteteve, Lëvizjes ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, komunitetit të kujdesit shëndetësor dhe të tjerëve, që të punojnë së bashku për të ndërmarrë masa konkretë në praktikë, në përshtatje me situatën lokale dhe të hartuara për të parandaluar dhe adresuar dhunën ndaj pacientëve dhe personelit të kujdesit shëndetësor, objekteve dhe automjeteve. Në mënyrë të veçantë, ajo i bën thirrje Lëvizjes të vazhdojë të mbështesë dhe të forcojë kapacitetet ofruesit lokale të kujdesit shëndetësor, duke pasur parasysh se ata janë shpesh ndër më të prekurit nga dhuna dhe për këtë arsye kërkojnë vëmendje të veçantë.

 

Në ndjekje të hapave të ndërmarrë

Për iniciativën “Kujdesi shëndetësor në rrezik” të Lëvizjes ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, veprimi dhe bashkëpunimi janë thelbësore. Në kuadrin e kësaj nisme, po bëhen përpjekje për të krijuar hapësira (“Komunitetet në veprim”), ku ata që ofrojnë kujdesin shëndetësor, shoqata profesionale, organizatat ndërkombëtare dhe rajonale, shoqëria civile dhe udhëheqësit fetarë e të komuniteteve të mund të bashkohen për të ndarë së bashku praktikat e mira, qasjet dhe mësimet e nxjerra, dhe madje dhe të diskutojnë e të planifikojnë veprime të përbashkëta. Deri më tani, ka pasur progres, për shembull, me ato komunitete që janë më pranë objektivit për të bërë më të sigurt kujdesin shëndetësor, por dhe në zhvillimin e protokolleve të brendshme të menaxhimit të rrezikut dhe përmirësimin e sigurisë së përgjithshme për ambulancës dhe shërbimet para-spitalore të shoqatave kombëtare.

 

Rezoluta 4, “Kujdesi shëndetësor në rrezik: të vazhdojmë të mbrojmë dhënien e shërbimeve shëndetësore së bashku” thekson në mënyrë specifike rekomandimet që rezultojnë nga procesi i konsultimeve globale të ndërmarra për kujdesit shëndetësor në rrezik. Konsultimet janë zhvillua gjatë viteve 2012 dhe 2014 dhe kanë mbledhur së bashku ekspertë dhe organizata të të kujdesit shëndetësor. Pjesëmarrësit kanë theksuar çështjet e më poshtme: legjislacionin e brendshëm; procedurat dhe praktikat e forcave të armatosura shtetërore dhe atyre të sigurisë; procedurat dhe praktika e grupeve të armatosura; përgjegjësitë ligjore dhe etike të punonjësve të kujdesit shëndetësor, siguria në objektet e kujdesit shëndetësor; menaxhimi i rrezikut dhe siguria e përgjithshme për ambulancat dhe shërbimet e emergjencës të kujdesit shëndetësor; roli i Shoqatave Kombëtare; dhe roli i drejtuesve fetarë dhe atyre të shoqërisë civile.

 

Për më shumë informacion:

Share on Tëitter Share on Facebook Share on Google+ Share on LinkedIn

 

Ndajeni me miqte tuaj: