(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Në krizën që po kalojmë si pasojë e pandemisë COVID-19, emigrantët dhe refugjatët janë “më të prekurit dhe më pak të mbrojtur”,

Komunikatë shtypie FNKK&GjK , Gjenevë, 10 shtator 2020

Pandemia COVID-19 ka qenë për të gjithë njerëzit në të gjitha sferat e jetës, një mjaft, mjaft e vështirë, por për emigrantët e pambrojtur, për njerëzit që kërkojnë azil dhe refugjatët në mbarë botën, ajo ka qenë një një “katastrofë” vërtetë. Tashmë që sistemet e dobëta të sigurisë sociale janë në faliment, emigrantët ndodhen të bllokuar pa mbështetje, në disa raste të paaftë për të lëvizur ose për t’u kthyer nga janë nisur, shpesh të ekspozuar ndaj rreziqeve në rritje të dëbimit dhe të qëndrimit të pajustifikuar, dhe rritjes së stigmës dhe diskriminimit.

Duke folur për gazetarët në Gjenevë, Francesco Rocca, Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK&GjK), tha:

“Për të gjithë ne, COVID-19 ka qenë i pamëshirshëm, veçanërisht ai ka qenë katastrofik për emigrantët. Ata përballen me më shumë kufizime për sa i përket marrjes së shërbimeve kryesore për faktin që nuk kontribuojnë asgjë në shërbimin e shëndetit publik të vendit ku ndodhen. Ata përballen me rrezikun e lartë të arrestimit dhe të dëbimit. Ata gjithnjë e më shumë janë peng të pandemisë.

Shoqatat Kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmhënës së Kuqe kanë parë të rritën në mënyrë të vazhdueshme vulnerabilitetit i emigrantëve në mbarë botën. Për shembull, në Afrikën Qëndrore, mbyllja e kufijëve dhe ashpërsimi i politikave kanë bërë që mijëra emigrantë të bllokohen në pikat të ndryshme të kufirit, përfshirë këtu në provincën Darien në Panama apo në kufirin ndërmjet Kosta Rikës dhe Nikaraguas.
”Në Evropë, mijëra migrantë kanë mbetur të bllokuar në Bosnjë – Hercegovinë, kryesisht për shkak të kufizimeve të vendosur nga COVID-19. Në Greqi, thirrjet për të zhvendosur emigrantët nga ishujt në kontinent janë penguar, pjesërisht për shkak të pandemisë.
Presidenti i FNKK&GjK tha:

“Mbylljet e kufijve dhe mungesa e vullnetit politik kanë bllokuar dhjetëra mijëra emigrantë në Evropë, në Afrikën e Veriut dhe në Amerikë në një situatë dhe paqartësi të patolerueshme, shpesh pa asnjë ndihmë dhe mbështetje për të përmbushur nevojat e tyre më themelore dhe për të qëndruar të sigurtë”.

Për sa i përket ndikimit ekonomik, Presidenti Rocca paralajmëroi se COVID-19 ka bërë që “sistemet e sigurimeve shoqërore për emigrantët dhe refugjatët të ndërpritën”. Në Turqi për shembull, sondazhet e fundit të FNKK&GjK dhe Gjysmëhënës së Kuqe Turke kanë treguar se pothuajse shtatë në 10 familje refugjatësh të anketuara kanë humbur punën, ndërsa katër në pesë familje kanë një rritje tronditëse të borxheve në nivele gati të patolerueshme.

Z. Rocca i referohet Raportit të politikës së FNKK&GjK që shikon në mënyrë të veçantë ndikimin e COVID-19 mbi emigrantët dhe refugjatët. Raporti “Të fundit që mbrohen dhe të parët që preken: emigrantët dhe refugjatët përballen me rreziqe të jashtëzakonshme gjatë pandemisë COVID-19”, dokumenton ndjeshmërinë në rritje të këtyre grupeve gjatë gjashtë muajve të fundit, ndërsa vëren se sfidat ekzistuese me të cilat përballen emigrantët janë përkeqësuar dhe rreziqet për shëndetin dhe sigurinë u rritën si rezultat i pandemisë. Raporti përmban një numër rekomandimesh për qeveritë për mënyrën sesi t’i përgjigjen situatës së krijuar nga COVID-19 me qëllim që t’I jape siguri gjithkujt, përfshirë këtu dhe politikat e paraqitura për të kontrolluar pandeminë të cilat nuk duhen përdorur për të justifikuar trajtimin çnjerëzor të emigrantëve dhe refugjatëve.

Presidenti Rocca tha:
“(Këto masa) nuk duhet të prekin mundësinë e njerëzve për të kërkuar azil apo t’i detyrojnë njerëzit të kthehen në situata të rrezikëshme për ta. Në disa vende, kemi parë se parimi i mosrefuzimit është kundërshtuar.
Ndalimi i virusit është në interesin e të gjithëve: mënyra se si secili vend trajton dhe mbështet më të prekshmit do të ndikojë në mënyrën e përhapjen e virusit dhe në atë se sa shpejt do të shërohet vendi nga pandemia.”

Raportin e plotë e gjeni në: https://media.ifrc.org/ifrc/wp-content/uploads/sites/5/2020/09/IFRC-report-COVID19-migrants-least-protected-most-affected.pdf

Ndajeni me miqte tuaj: