(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Në Kale (Francë) ndërkohë që kushtet në kampe përkeqësohen, mbërrijnë karvanët e ndihmave të Kryqit të Kuq.  

Siria Dimri

Koha e keqe në Veri të Francës ka rritur presionin e emigrantëve dhe të refugjatëve në kampet kudo që ato ndodhen në rajon.

 

Nga Sam Smith, Kryqi i Kuq britanik

 

Vullnetarët e Kryqit të Kuq britanik dhe atij francez, kanë nisur një operacion të përbashkët në ndihmë të refugjatëve dhe emigrantëve në Veri të Francës. Vullnetar dhe staf nga të dyja shoqata kombëtare kanë shpërndarë 1300 pako me material ndihme në pesë kampe. Kushtet nëpër kampe janë përkeqësuar dhe njerëzit në to ndjehen të pa mbrojtur nga koha e keqe në këto ditë dimri. Një nga kampet më të vizituara nga e ekipet e Kryqit të Kuq në këtë operacion është ai në Grand-Synthe, pranë Dunkirk.

Popullsia në kampe që llogaritet të jetë ndërmjet 2600 dhe 3000 persona, është rritur dukshëm në javët e fundit. Ky është kampi më i madh jashtë qytetit të Kalesë dhe predominohet nga banorë kurdish nga Iraku dhe Siria, në të cilën përfshihen familje me shumë fëmijë. E pakta që mund të bëhet në to është vendosja e banjave, dusheve dhe furnizimi me ujë të pastër. Me përkeqësimin e kohës kohët e fundit, kushtet në kampe janë bërë jo vetëm antihigjienike, por dhe të rrezikshme.

Simon Lewis, kreu i planifikimit të përgjigjes në raste emergjence të UK, tha se situata në Grande-Synthe është përkeqësuar dukshëm. “Për familjet që banojnë aty, ka nevoja të mëdha humanitare, është kjo arsyeja që ne kemi filluar këtë operacion të përbashkët së bashku me kolegët tanë të Kryqit të Kuq francez-,” tha ai. “Njerëzit janë duke mbijetuar. Nuk ka energji elektrike, as ngrohje dhe as menaxhim. Mungesa e banjave dhe e dusheve ka bërë që njerëzit të jetojnë në kushte të tmerrshme antinjerëzore.

Siria Dimri 1

Ndihma emergjente

Karvani i ndihmave të sjella nga Kryqi i Kuq britanik, shoqëruar nga 16 vullnetarë dhe staf, kanë shpërndarë ndihma për refugjatët dhe emigrantët që përbëhen nga kuti të të ndihmës së parë, pajisje tualeti, ngrohje, veshje kapele, doreza, veshje antishi dhe informacion sesi mund të ndihmohen nga Kryqi i Kuq për të gjetur pjesëtarët e munguar të familjeve. Janë dhe katër kampe të tjera më të vogla që kanë marrë ndihma në këtë periudhë si Angres, Norrent-Fontes, Tatinghem dhe Steenvorde. Këto kampe banohen kryesisht nga emigrant apo refugjatë nga Eritrea, Afghanistan, Sudan and Vietnam.

Më herët këtë vit, qeveritë e UK dhe Francës pranuan që njerëzit në nevojë në kampe duhen mbrojtur duke parandaluar kështu trafikimin e tyre. Ato kanë marrë angazhimin për ta siguruar një shëndet më të mirë për gratë dhe fëmijët. Menaxheri për politikat për refugjatët në Kryqin e Kuq Britanik Karl Pike thotë se veprimi konkrete ka shumë për të mbërritur te fjalët e thëna “Duke folur për familjet që jetojnë në kampet, shumë prej tyre me shumë fëmijë të vegjël, është e qartë se duhet bërë më shumë për të përmirësuar kushtet për njerëzit, duke filluar me një strehim më i qëndrueshëm për t’i mbrojtur nga dimri,” tha ai. “Ne duhet të kërkojmë të bëjmë më shumë për të siguruar rrugë të sigurta dhe ligjore për refugjatët, në mënyrë që njerëzit të mos bëjnë udhëtime të rrezikshme dhe të jetojnë në kushte të këqija.

“Me shumë njerëz që kam folur në Grande-Synthe, kishin të afërmit e tyre në Britani të Madhe, por ata janë penguar nga rregullat për të bërë bashkim familjar. Ne duam të punojmë me qeveritë për të korrigjuar sadopak këtë situatë dhe të sigurojmë paraprakisht një rrugë më të sigurt dhe më të ligjshme për refugjatët. ”

Për më shumë shiko: http://www.ifrc.org/en/neës-and-media/news-stories/europe-central-asia/france/aid-convoy-arrives-in-calais-as-camp-conditions-worsen-70806/#sthash.lzWXcRL8.dpuf

 

Ndajeni me miqte tuaj: