(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Ne degë e KK Tiranë, veprimtari të shumta në prag të festave të fund vitit

Tirana Shperndarje Nj 11, Laprake 19 2

– Gjithnjë e më të shumta në këtë fund viti, veprimtaritë e Degës së KK Tiranë. Ato janë në fusha të ndryshme, si në atë të shëndetit, sociale, të ndihmës së parë, dhurimit të gjakut apo dhe të përgatitjes dhe ndërhyrjes në raste katastrofash. Nga këto veprimtari po veçojmë: fushatën për dhurim gjaku në ndihmë të fëmijëve talasemikë nga studentët e Fakultetit të Farmacisë; shpërndarjen e ndihmave për 34 familje në nevojë në Njësinë Bashkiake Nr. 11, Laprakë, apo fushatën sensibilizuese për HIV- AIDS, Drogën, Alkoolin, Duhanin në shkollën “Qemal Stafa ”. Është kënaqësi kur mendon se të gjitha këto veprimtari nuk mund të zhvillohen kurrsesi pa kontributin e vyer të vullnetarëve tanë, të cilët i falënderojmë pa masë!

Ndajeni me miqte tuaj: