(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Në Aden/Siri shpërndahen ushqime në kushte ekstreme nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq

Aden shperndarja e ushqimeve

Sana’a/Gjenevë (KNKK) – Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka nisur sot, shpërndarjen e ushqimeve në vijën e frontit të luftimeve në Jug të qytetit të Adenit. Furnizimi me më shumë se 160 ton ushqime do të mbulojë nevojat emergjente për 17 500 persona. Rreth gjysma e popullsisë së Adenit janë larguar nga shtëpitë e tyre, duke kërkuar strehë në çdo cep apo pjesë të mundshme për këtë gjë, në qytet.

Banorët vendas të Aden kanë jetuar në kushtet ekstremisht të vështira për më shumë se tri muaj” thotë Robert Zimmerman, i cili drejton Nëndelegacionin e KNKK në Aden. Kudo që të jetosh në Aden, furnizimi me ushqime është shumë i pakët. Është thelbësore për ne që të shpërndajnë ndihma në mënyrë të paanshme, në të dy krahët e vijës së frontit dhe në marrëveshje me të gjitha palët.

Çmimi i ushqimeve është rritur në mënyrë të pakontrolluar, për shkak të luftimeve dhe të pengesave të vendosura nga palët në luftim për furnizimin me ushqime dhe të mira materiale të Aden. Pjesa më e madhe e dyqaneve janë të mbyllura apo nuk kanë asgjë më për të shitur. Megjithatë, njerëzit shpesh nuk kanë as dhe mundësi për të lëvizur për arsye të luftimeve të dendura. Kështu, që pjesa më e madhe e këtij qyteti gjysmë milion banorësh, varet tërësisht nga ndihmat humanitare të përkohshme.

Shpërndarja e ushqimeve është bërë në ato pjesë të Aden, në të cilën popullsia ka jetuar në kushte veçanërisht të vështira për muaj të tërë. Ata do të vazhdojnë dhe në ditët në vazhdim, të jetojnë në kontrollin e palëve të ndryshme në luftim, së bashku me një numër të madhe familjesh të zhvendosura që kanë gjetur strehim aty.

Ushqimi i shpërndarë është pjesë e një karvani prej shtatë kamionësh që ka mbërritur në Aden më 30 qershor. Së bashku me të janë shpërndarë dhe kite higjienike, në mënyrë që të ndihmohet popullsia për të parandaluar ndonjë epidemi.

“Pakot ushqimore të shpërndara këto ditë, nuk do të mund të plotësojë nevojat për shumë kohë. Ne dëshirojmë që të plotësojmë sa më shumë nevojat e shumta të popullsisë dhe për këtë nevojitet që të gjitha palët që të na lejojnë ta bëjmë këtë. Palët në luftim duhet të respektojnë përgjegjësitë e tyre që rrjedhin nga e Drejta ndërkombëtare Humanitare dhe të sigurojnë që civilët mund të kenë qasje të sigurt për ujë, ushqime dhe shërbime shëndetësore,” thotë Zoti Zimmerman. “Në kushtet e sotme, të shpërndash ushqime është një sfidë e vërtetë, por ne do të vazhdojmë që të koordinojmë me të gjithë grupet e armatosura të pranishme në Aden për të siguruar që ndihma emergjente është shpërndarë në mënyrë të paanshme të gjithë atyre që janë në nevojë.”

Në javët e kaluara, KNKK ka shpërndarë ushqime me përmbajtje të lartë energjike për fëmijët dhe gratë shtatzëna dhe lehona. Kite higjienike për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve dhe materiale strehimi për familjet e zhvendosura.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq

Ndajeni me miqte tuaj: