(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Ndihmohen me ushqime 120 familje në nevojë në Durrës, Elbasan dhe Berat.

“Ne jemi aty ku është nevoja”
Ndihmohen me ushqime 120 familje në nevojë në Durrës, Elbasan dhe Berat.
Prej kohësh Kryqi i Kuq Shqipta ka nisur aksionin humanitar për të ndihmuar familjet në nevojë në të gjithë vendin, me ndihma ushqimore dhe jo vetëm, një aksion që bëhet akoma më i nevojshëm për shkak të rëndimit të situatës ekonomike për shumë familje për shkak të COVID-19.
Këtij aksioni i vjen në ndihmë dhe mbështetja e Ambasadës Gjermane në vendin tonë, e cila mbështetit dhënien e ndihmave për 120 familje për tre muaj në degët e Kryqit të Kuq Durrës, Elbasan dhe Berat. Faleminderit Ambasadës Gjermane në Shqipëri për mbështetjen.
Prej dy javësh ekipet e vullnetarëve dhe stafit të degëve respektive kanë realizuar shpërndarjen e ndihmave me pako ushqimore 40 familje në nevojë për muajin e parë.
Ndërkohë në degët e tjera vazhdon shpërndarja e ndihmave për familjet në nevojë mbështetur në donatorë të brendshëm dhe të jashtëm si dhe në burimet e vetë shoqatës.
#rrineshtepi
#vullnetarettanevijnetekju
#KryqiiKuqShqiptar
#KryqiiKuqDurrës
#KryqiiKuqElbasan
#KryqiiKuqBerat

Ndajeni me miqte tuaj: