(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Ndihmohen 60 familje në Domje të Tiranës, 80 familje në Lalës dhe Bizë të Durrësit dhe 80 familje në Fushë Krujë

Ritme të larta në shpërndarjen e ndihmave për familjet e prekura nga tërmeti. Janë pikërisht ekipet e Degëve të kryqit të Kuq të Degëve më të prekura nga tërmeti e pikërisht ato të Durrësit, Tiranës, Krujës, e Laçit, Shijakut e Lezhës por dhe të stafit në Selinë e Kryqit të Kuq Shqiptar që menaxhojnë Operacionin e ndihmës ata që kanë meritën e realizimit në kohë dhe me cilësi të kësaj ndihme.
Vetëm dje, datë 12 shkurt janë realizuar tre shpërndarje e përkatësisht, nga Dega e KK Tiranë për 60 familje të prekura në fshatin Domje, nga Dega e Kryqit të Kuq Durrës për 80 familje në fshatin Lalëz dhe Bizë të Komunës së Ishmit dhe Dega e KK Krujë për 80 familje në Fushë Krujë.
Operacioni i ndihmës për familjet e prekura nga tërmeti vazhdon…#EUaid, #EUCivPro, #rescEU, #KryqiiKuqShqiptar, # #KryqiiKuqShqiptarDegaTiranë, #KryqiiKuqShqiptarDegaDurrës, #GermanRedCross

Ndajeni me miqte tuaj: