(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Ndihmë për më nevojtarët. Një bashkëpunim i frytshëm me Median Informative

Familja Veseli 6

 

Në Fushë Milot jeton dhe Familja Veseli. Familja përbëhet nga 8 anëtarë, prindërit dhe 6 fëmijë, ku më i vogli fëmijë është vetëm 7 vjeç. Ajo jeton në kushte shumë të vështira dhe në një varfëri ekstreme. Shtëpia ku banonin, ajo ishte vetëm se një dhomë ishte fare e pambrojtur nga shiu dhe moti i keq.

Familja Veseli 4

Të gjithë këtë histori, Kryqi i Kuq Shqiptar e mësoi gjithë këtë histori nga një kronikë sociale të News 24 TV. Ndodh shpesh që kronika të tilla nxisin bashkëpunimin me Median për të reaguar në ndihmë të më nevojtarëve. Reagimi ishte i menjëhershëm. KKSH kontaktoi me gazetaren e kronikës dhe së bashku me vullnetarët e Kryqit të Kuq u rikthyen sërish te familja Veseli me një ndihmë konkrete : 2 pako ushqimore familjare një mujore, 2 kite higjienike një mujor, 10 batanije dhe 3 kuti me veshmbathje.

Familja Veseli 3Familja Veseli 5

 

Nevojat e kësaj familje janë shumë më të mëdha. Ata kanë nevojë minimalisht për një strehë të sigurt. Ne shpresojmë shumë se do të gjenden donatorë për ta bërë realitet këtë ëndërr të tyre

Ndajeni me miqte tuaj: