(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Ndihma për tërmetin nga shoqatat simotra të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Kanë nisur të vijnë ndihmat e akorduar nga shoqatat si motra për Kryqin e Kuq Shqiptar në ndihmë të familjeve në nevojë të prekura nga tërmeti.
Solidariteti – është një nga tiparet kryesore dhe më të vlerësuar të Lëvizjes ndërkombëtare të kryqit të kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe. Është Kryqi i Kuq Italian, Gjysmëhëna e Kuqe Turke, Kryqi i Kuq Maqedonas, të parët që tashmë kanë nisur kontingjentin e tyre të ndihmave drejt vendit tonë. Ndihmat përbëhen kryesisht në çadra, batanije, kite higjienike.
Kontingjenti i ndihma është shoqëruar dhe me specialistë të këtyre shoqatave ekspertë në menaxhimin e fatkeqësive natyrore.
Të tjera shoqata janë duke përgatitur ndihma e tyre në mbështetje të Kryqit të Kuq Shqiptar në ndihmë të familjeve në nevojë.

Ndajeni me miqte tuaj: