(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Ndihma e parë – Veprimtari kryesore e Kryqit të Kuq Shqiptar

Ndihma e Parë (NP) është një nga drejtimet kryesore të veprimtarisë së Kryqit të Kuq Shqiptar. Dy janë drejtimet kryesore të saj: veprimtaritë e NP në publik, ku vullnetarët tanë promovojnë me të gjitha mjetet dhe mënyrat dhënien e NP në të gjitha rastet kur është e nevojshme, dhe shërbimi i Ndihmës së Parë për kategori të caktuara, duke realizuar kurset përkatëse si p.sh. kandidatët për drejtues automjetesh, dhënia e NP në vendin e punës për personelin e Institucioneve shtetërore e private, apo për kandidatët për marrjen e licencës së ushtrimit të profesionit të farmacistit, infermierit, etj.
Vullnetarët dhe instruktorët e NP të degëve përkatëse vazhdojnë të realizojnë veprimtari për nxënësit e shkollave siç është rasti në Fier, në Shkollën e Mesme “Kristaq Capo” apo në degën e KK Elbasan në Shkollën 9-vjeçare “Qamil Guranjaku”, në Durrës në Shkollën “Qemal Mici” dhe në Kukës në Shkollën “Bajram Curri” në të cilat u demonstruan teknikat e dhënies së NP në raste të mbytjes, djegies, etj.
Ndërkohë në të gjitha degët vazhdohet të realizohen kurset e NP për kandidatët për drejtues automjeti.
NP është e nevojshme të njihet nga të gjithë, sepse mund të jepet nga kushdo që ndodhet në vendin e ngjarjes dhe i paraprin ndihmës së specializuar mjekësore.

Ndajeni me miqte tuaj: