(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Ndajmë së bashku dakordësinë për një vaksinë kundër COVID-19 për popullin.

Deklaratë e përbashkët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe:

New York / Gjenevë, 3 qershor 2020 – Kombet e Bashkuara dhe Lëvizja Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe bëjnë thirrje për unitet në dakordësinë për të rritur përpjekjet në zhvillimin, testimin dhe realizimin e prodhimit të vaksinës, të medikamenteve të sigurtë, efektivë, cilësorë, dhe të realizimit të një diagnostifikimi dhe terapie me kosto të përballueshme. Në mënyrë të veçantë, ne kërkojmë nga qeveritë, sektori privat, organizatat ndërkombëtare dhe shoqëria civile që të bëhen bashkë për një vaksinë “për popullin”.

COVID19 është një sëmundje globale që prek të gjithë njerëzit në mbarë botën, por me një ndikim më të lartë në shkallë krahasore në shumicën e grupeve dhe individëve në nevojë. Ndërsa gara për të identifikuar mjetet më efektive për të luftuar këtë virus vazhdon me një ritëm të qëndrueshëm, ne mendojmë se duhet të mbizotërojë fryma e solidaritetit mbarë botëror: askush nuk duhet të lihet mënjanë. Vaksina për popullin duhet të mbrojë të pasurit në qytete dhe të varfrit në komunitetet rurale, të moshuarit në shtëpi dhe të rinjtë në kampe e refugjatëve. Një kontratë sociale globale për vaksinën e popullit kundër COVID19, është një kërkesë urgjente moral që na bashkon të gjithëve në hapësirën e përbashkët njerëzore.

Uniteti dhe angazhimi për një vaksinë kundër COVID19 për popullit, duhet të shoqërohet me një bashkëpunim global dhe të vendosur për të ruajtur imunizimin kundër sëmundjeve të parandalueshme. Për shkak të COVID19, shërbimet rutinore të imunizimit të fëmijëve janë goditur rëndë në të paktën 68 vende; fushatat kundra fruthit janë pezulluar në 27 vende dhe ato të poliomielitit janë pezulluar në 38 vende. Si rezultat, të paktën 80 milion fëmijë janë në rrezik nga sëmundje të tilla si fruthi, difteria dhe poliomieliti. Kombet e Bashkuara dhe Lëvizja Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe u bëjnë thirrje partnerëve ndërkombëtarë dhe kombëtarë të vazhdojnë dhënien me përparësi të vaksinave si një mjet kryesor për të shmangur vdekshmërinë e tepërt, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe me problem humane.
Ndërsa bota investon në zhvillimin e teknologjive të reja kundër COVID19 dhe sigurimin e shërbimeve të imunizimit në të gjithë botën, ne paralajmërojmë se pa angazhimin e njerëzve dhe pronësinë e përgjigjes ndaj pandemisë, ndërhyrjet biomjekësore do të jenë vetëm pjesërisht të efektshme. Ne, me keqardhje kemi mësuar pasojat e rënda në komunitete në fazën e hershme të epidemive të mëparshme, si Ebola në Republikën Demokratike të Kongos, prandaj dhe nuk duhet të përsërisim të njëjtin gabim. Ndaj, ne i bëjmë thirrje qeverive dhe aktorëve jo qeveritarë që t’i japin përparësi investimeve në komunitet dhe të sigurojnë që të gjithë njerëzit, pa dallim, të kenë informacionin, burimet dhe mjetet përkatëse për të mbrojtur veten nga COVID19, sepse derisa vaksina për popullin të vihet në dispozicion, shpresa për të zvogëluar ndikimin e kësaj pandemie do të mbështeten kryesisht në njohuritë, në sjelljen e njerëzve dhe në aftësinë e tyre për t’i bërë ballë ndikimit të drejtpërdrejtë dhe sekondar të COVID19
Për më shumë informacion
Tommaso Della Longa, Federata ndërkombëtare (IFRC), +41 79 708 43 67, tommaso.dellalonga@ifrc.org
Mattheë Cochrane, Federata ndërkombëtare (IFRC), +41 79 251 80 39, matthew.cochrane@ifrc.org
Eëan Ëatson, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC), +41 79 244 64 70, eëatson@icrc.org
Zoe Paxton, Kombet e Bashkuara (UNOCHA), + 1 917 297 1542, zoe.paxton@un.org
Jens Laerke, Kombet e Bashkuara (UNOCHA), +41 79 472 9750, laerke@un.org

Ndajeni me miqte tuaj: