(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Muaji Shkurt – më shumë dashuri për ata që kanë nevojë për gjak

Shkurt 28 10

 

Në muajin shkurt, u dhurua më shumë dashuri njerëzore, më shumë buzëqeshje, shpresë dhe jetë nga qytetarët duke dhuruar vullnetarisht gjak për ata që kanë nevojë, veçanërisht fëmijëve të sëmurë me Talasemi.

Stafi dhe vullnetarët e Kryqi të Kuq Shqiptar në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën kombëtare të gjakut, (QKTGJ), ju përgjigjen gatishmërisë të punonjësve, studentëve, vullnetarëve nga fusha të ndryshme të jetës : arti, kultura, shkenca, arsimi, ushtria, policia për të dhuruar gjak vullnetarisht.

Të gatshëm gjithashtu, u treguan punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Rrugëve, Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe i Veterinarisë, Studentet e Universitetit “Polis”, Akademia e Biznesit, vullnetar nga fusha të ndryshme të jetës, nxënësit e Shkollës të Mesme të Kuzhinës ”Hysen Çela“ në Durrës, studentët e fakultetit ekonomik të Universitetit ”Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, Policia dhe administrata e Burgut në Fier, sportistët e Tirana MMA Centre, vullnetar nga qyteti i Vlorës, Korçës, Beratit, Lushnjës, Pogradecit e të tjerë. 420 vullnetar shprehën gatishmërinë e tyre për të dhuruar gjak.

Është kthyer tashmë në traditë bashkëpunimi me Ambasadën Amerikane në këtë aktivitet humanitar. Gatishmëria e stafit të saj, amerikanë dhe shqiptarë u konkretizua më 10 Shkurt me organizimin e seancës së radhës së dhurim vullnetar të gjakut.

“Bashkohuni me nismën e Kryqit të Kuq Shqiptar. Kërkoni organizimin e një fushate sensibilizimi dhe dhurimi në vendin tuaj të punës. “Dhuroni Gjak, Shpëtoni Jetë” ishte thirrja që vetë Ambasadorit Lu bëri për publikun e gjerë. Një kontribut të çmuar vazhdon të japë Klinika “KEIT” e drejtuar me mjaft përkushtim nga Dr. Skerdi.

Shembullit pozitiv i këtyre institucioneve është një ftesë e drejtpërdrejt për institucionet, kompanitë, organizatat kudo që janë, që të japin mbështetjen e tyre për të dhuruar gjak rregullisht.

Kryqi i Kuq Shqiptar përcjell një Falënderim dhe Mirënjohje të veçantë për të gjithë Drejtuesit e institucioneve për bashkëpunimin e ngushtë në organizimin e seancave të sensibilizimit dhe të dhurimit të gjakut në institucionet e tyre.

Kryqi i Kuq Shqiptar

 

 

 

 

Ndajeni me miqte tuaj: