(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Muaji Maj, me dhurime të shumta vullnetare të gjakut

Gjaku muaji maj Vlore 3
 
 
Muaji Maj do të shënonte një tjetër rezultat inkurajues të dhurimeve vullnetare të gjakut, ku dallohen Degët e KK Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Korçë, Gramsh të ndjekura nga degët Krujë, Kavajë, Lushnje dhe Fier, etj.
 
Fushata sensibilizuese, për dhurimin vullnetar të gjakut në ndihmë të pacientëve në nevojë dhe në veçanti për fëmijët me Talasemi, me mesazhin e këtij viti “Dhuro Gjak, Dhuro Tani, Dhuro Shpesh” ka qenë përpjekja dhe puna e shumë Degëve të KK rezultatet e së cilës i pamënë maj e do i shohim edhe në Qershor e në vijimësi.
 
Falënderojmë dhuruesit vullnetare nga institucione të ndryshme, si më poshtë:
– Në Tiranë : Klinikën “KEIT”, Albacol, Universitetin “Epoka”, Bankën e Shqipërisë, AlbControll;
– Në Durrës : Autoritetin Portual, Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Drejtorinë Rajonale të Kujdesit Shendetësor dhe Kishën në Shën Vlash;
-Në Shkodër : Fakultetin e Shkencave Sociale;
 
-Në Vlorë – Delta Forcë, Drejtorinë e Portit Detar, Fakultetin e Inxhinierisë dhe Zyrën e Punësimit;
Në Korçë : Studentët e Fakultetit të Shkencave Natyrore në Universitetin F.S.Noli; Stafin dhe nxënësit e Medresesë Korçë;
Në Berat :Institucionin e Paraburgimit;
Vetëm gjatë muajit Maj, u ofruan për të dhuruar gjak mbi 1000 dhurues dhe u dhuruan 806 njësi gjak.
 
Kryqi i Kuq Shqiptar falënderon të gjithë dhuruesit vullnetar të gjakut, dhe në veçanti ata që dhurojnë rregullisht, si edhe drejtuesit e institucioneve që dhanë një kontribut të vyer në lotimin dhe krijimin e kushteve të nevojshme në institucionet që drejtojnë, për dhurimin vullnetar të gjakut.
Ndajeni me miqte tuaj: