(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Motoja “Dhuro gjak, jetë dhe shpresë”, përcillet nga shumë institucione në mbarë vendin

Autoriteti civil 1

“Dhuro gjak, jetë dhe shpresë ” është motoja mbi të cilën disa institucione si Autoriteti Portual në Durrës, Autoriteti i Aviacionit në Tiranë, Bashkia në Shijak dhe në Peqin, Komisariati i Policisë në Has, Tepelenë dhe në Shijak, Drejtoria Arsimore në Laç dhe në Peqin, Cement Antea në fushë Krujë kanë organizuar dhurimin vullnetar të Gjakut me punonjësit e tyre dhe familjarë gjatë 10 ditëve të fundit të muajit Tetor.

Nëpërmjet kësaj veprimtarie, ata synojnë të tregojnë aspektin social të sipërmarrjeve dhe institucioneve të tyre, në mbështetje të nevojave të shoqërisë, në këtë rast të fëmijëve të prekur nga Talasemia. Këto institucione kanë dhuruar rregullisht dhe vazhdojnë traditën e dhurimit të gjakut që është pjesë e përgjegjësisë sonë sociale.

Në Autoritetin portual në Durrës janë dhuruar mbi 50 njësi gjaku. Drejtori z. Gazmend Shalsi u shpreh për këtë aktivitet humanitar: “Qëllimi ynë është i dyanshëm është të dhurojmë sasi gjaku të konsiderueshme për nevojat në spitale dhe të ndërgjegjësojmë shoqërinë për dhurimin e gjakut dhe rëndësinë e këtij akti fisnik, duke i ftuar të bëhen pjesë e kësaj nisme”.

Një mesazh tjetër “Nga Unë tek Ti, një dhuratë për Jetën” transmetohet çdo vit në auditorët e Universiteteve në kuadër të projektit” Klub 25” i cili ka filluar të zbatohet që nga viti 2007 duke pasur si target të rinjtë e moshës 18-25 vjeç.

Nën këtë moto, më 26-29 Tetor mbi 100 të rinj të Universiteti Bujqësor në Kamzë, ju drejtuan bankës të gjakut në ambientet e Universitetit dhe dhuruan gjak. Në ditët në vazhdim, shembullin e tyre do ta ndjekin të rinj të tjerë nga ky Universitet, dhe nga Universitete të tjera në mbarë vendin.

Kryqi i Kuq Shqiptar përcjell një falënderim dhe mirënjohje të veçantë për të gjithë dhuruesit e gjakut të institucioneve të mësipërme, në veçanti për dhuruesit e regullt të gjakut.

Programi i gjakut

Ndajeni me miqte tuaj: