(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

MOTO GP – EKIPI I ATHINÀ FORWARD RACING DHE KRYQI I KUQ ITALIAN SË BASHKU NË LE MAS PËR NEPALIN

KKItalian

Të dielën, 17 maj, Loris Baz, Stefan Bradl, Simone Corsi e Lorenzo Baldassarri do të garojnë në ndihmë të Nepalit pas tërmeti.
Garë solidariteti në etapën e dytë të Cmimit të Madh të Europës, që do të zhvillohet nesër, të dielën më 17 maj, në orën 14.00. Ekipi Athina Forward Racing do të garojë në Le Mans në ndihmë të Nepalit së bashku me Kryqin e Kuq Italian. Loriz Baz, në garën e tij të parë në shtëpi në klasën Regina të motociklizmit, do të zbresë në pistë së bashku me shokun e tij të skuadrës Stefab Bradl për të mbështetur fushatën e mbledhjes së fondeve të Kryqit të Kuq Italian, pas tërmetit që ka goditur kryeqytetin Katmandu, dhe fshatrat rreth tij. Të njetën gjë do të bëjnë dhe Simone Corsi dhe Lorenzo Baldassari për Moto2. Nëpërmjet faqeve të tyre zyrtare në facebook dhe twiter dhe në profilet e tyre personale, ekipi dhe katër pilotët do të mbështesin inciativën për të mbledhur fonde duke sensibilizuar mbështetësit e tyre për nevojën e dhurimit për të ndihmuar Nepalin.
Janë më shumë se 7 mijë viktimat dhe 15 të plagosruit të cilave i janë shtuar dhe 9 viktima të tjera dramatike të shkaktuara nga goditjet e tërmetit kësaj jave. Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se janë 600 mijë shtëpi të dëmtuara në të gjithë vendin, ndërkohë që janë 8 milion nepalez të prekur nga tërmeti. Zonat më të prekura nga numri i viktimave janë Sindhupalchowk, Kathmandu, Nuwakot, Dhading, Bhaktapur, Gorkha, Kavre, Lalitpur e Rasuwa. Në fshatrat e kësaj zone, numri i banesave të dëmtuar shkon në 90 %, ndërkohë që është shumë e vështirë dhënia e ndihmës, logjistika, transporti dhe komunikacioni. Përvec se ka filluar një fushatë për mbledhjen e fondeve për të mbështetur aktivitetin e Federatës ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK) në terren, KK Italian ka dërguar një ekip infermieresh vullnetare të specializuara në situata të vështira, ndër të cilat një mjeke, që po punojnë në kampet e ngritura nga FNKK, për të dhënë ndihmë shëndetësore për popullsinë e goditur nga tërmeti.

Motorat do të garojnë në Le Mans për të mbështetur aktivitetin e KKItalian. Për gjatë sezonin ekipi i Athina Forëard Racing do të grumbullojë materialet e garave, për t’ia dhuruar Kryqit të Kuq Italian që do t’i përdorë në ndihmë të Nepalit.

Ekipi i Tiranës, fitues i vendit të parë në Takimin Rajonal të Ndihmës së Parë, zhvilluar dje, më 25 prill në Durrës, ku morën pjesë 11 ekipe nga Degët e Kryqit të Kuq të Shqipërisë Qendrore dhe Jug-Lindore. Me një performancë të përkryer, ekipi i vajzave të degës Tiranë fitoi përsëri bindshëm vendin e parë, duke siguruar pjesëmarrjen në Konkursin Kombëtar më 8 Maj, në Tiranë. Suksese dhe ekipeve të Ndihmës së Parë të degëve Librazhd dhe Durrës, që fituan vendin e dytë dhe të tretë.

KKItalian2

KKItalian1

Ndajeni me miqte tuaj: