Mesazh i Francesco Rocca-s, President i Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në ditë e firmosjes së Konventës së Parë të Gjenevës, 22 Gusht 1864

Sot kremtojmë, lindjen e humanizmit modern, që mori jetë me firmosjen e Konventës së parë të Gjenevës. Është dita që shënon një revoluzion të vërtetë që lindi në fushën e betejës së Solferinos, falë të grave të jashtëzakonëshme të Kastiliones, që u bënë frymëzimin e Henry Dunant vepra e të cilit coi në firmosjen më 22 Gusht të vitit 1864, të “Konventës së Gjenevës për përmirësimin e fatit të ushtarit të plagosur në fushën e betejës.”
E drejta ndërkombëtare humanitare (DNH)
Teksti i Konventës së Parë të Gjenevës hodhi bazat e të drejtës ndërkombëtare humanitare të kohës së sotme, duke vendosur kështu rregula ndërkombëtare. Histori na mëson dhe na udhëzon që të mësojmë nga e shkuara: në fakt, në të gjithë botën, krizat humanitare janë rritur në numër, duke u bërë gjithnjë e më komplekse dhe të vështira. Ne vazhdojmë të jemi dëshmitarë të skenareve të distancuar nga ne, por dhe shumë të afërt në të cilat dhunimi i DNH vazhdon të jetë një nga problemet më të rënda për mbrojtjen e civilëve dhe të punonjësve të fushë humanitare dhe të personelit mjekësor.

Ndajeni me miqte tuaj: