(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Media Sociale dhe Kryqi i Kuq – Si ta organizojmë më mirë atë?

Takim per median sociale 3

“Media Sociale dhe Kryqi i Kuq”, ishte tematike e takimit të realizuar sot, në ambientet e Qendrës së Trajnimit të Kryqit të Kuq Shqiptar.

 

Pjesëmarrësit diskutuan për ecurinë e faqeve të facebook-ut të menaxhuara nga degët, bazuar në një vështrim krahasimor në shifra mbi punën e bërë në çdo degë në një periudhë të caktuar, arritjet dhe problemet e hasura.

 

Në drejtimin e gazetarit Arben Muka, pjesëmarrësit u njohën me rëndësinë e medias sociale në përgjithësi dhe veçanërisht në marrëdhëniet e shoqate si Kryqi i Kuq Shqiptar me grupet shenjë, në nevojë apo dhe bashkëpunëtorë por dhe me publikun e gjerë.

 

Nëpërmjet punës në grupe të rinjtë vullnetarë diskutuan për një këndvështrim të ri në përdorimin e faqes së facebook-ut në degë. Ata së bashku kërkuan që të vendoseshin standarde të përcaktuara mirë qoftë në promovimin e veprimtarive apo dhe organizimit të fushatave të ndryshme në interes të misionit të shoqatës.

 

Ne besojmë shumë se falë bashkëpunimit të ngushtë me vullnetarët e degëve, rrjeti i Medias Sociale të KKSH do të jetë një dritare e pasqyrimit të vërtetë të veprimtarive të zhvilluara nga shoqata në fusha të ndryshme të veprimtarisë së saj humanitare.

Ndajeni me miqte tuaj: