Mbyllja e kufijve krijon “skenarët më të këqij” për njerëzit që i largohen luftës dhe persekutimit

 

Vullnetarët e Kryqit të Kuq të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë shpërndajnë veshje, ushqime, ujë dhe material higjienike në qendrën transit të Tabanonvce në kufirin me Serbinë.

Nga Nichola Jones, FNKK

Mijëra njerëz janë duke qëndruar në Greqi dhe qindra të tjerë në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, pasi kontrolli i ushtruar në kufij, ka ndaluar emigrantët afganë për të kaluar më tej.

Më shumë se 6000 njerëz janë vendosur në Idomeni, në Veri të Greqisë, ndërkohë që më shumë se 4 000 të tjerë janë duke pritur në portin e Pireut në Athinë.

Maqedoni mbyllja e kufijve 1

Ndryshimet në politikat e kufirit në Austri besohet se kanë çuar në vendosjen e kufizimeve të tilla në vendet e Ballkanit Perëndimor, çka ka shkaktuar një rritje të madhe të numrit të emigrantëve të bllokuar.

“Ajo, me të cilën ne po ballafaqohemi aktualisht është skenari më i keq – mijëra njerëz vijnë çdo ditë në Lesvos, Kios dhe Samos në Greqi, por ata nuk mund të lëvizin më tej,” tha Angelica Fanaki, Shefja e marrëdhënieve më jashtë në Kryqin e Kuq Grek.

“Është një nevojë urgjente për t’i ndihmuar emigrantët e bllokuar, ndërkohë që të tjerë të ardhur janë shtuar atyre dhe numrat po rriten me shpejtësi. Nëse kufiri mbyllet plotësisht, rezultati do të jetë shkatërrues,” shtoi Fanaki.

Kryqi i Kuq grek është duke siguruar mbështetje dhe furnizime emergjente mjekësore në Athinë, në Veri të Greqisë dhe në të gjithë ishujt ku ata mbërrijnë për herë të parë. Kryqi i Kuq hungarez ka sjellë një ekip mjekësor të lëvizshëm për të mbështetur Kryqin e Kuq grek në Greqinë veriore.

Më shumë se 2,300 vetë të tjerë pritet të mbërrijë në Athinë sot (e martë)”, tha Fanaki. “Kjo do të thotë që do të kemi me dhjetar mijëra njerëz brenda ditëve të ardhshme – Në më të shumtën e rasteve ata janë të traumatizuar, të sëmurë dhe shumë të ndjeshëm.”

Jeta në kufij

Në Tabanoc, në kufirin verior ndërmjet ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Serbisë, rreth 700 afganë janë bllokuar gjithashtu. Kryqi i Kuq i ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë ka shpërndarë furnizime emergjente, përfshirë këtu ushqim, ujë, veshje dhe ushqim për fëmijë në kampin, ku emigrantët zakonisht kalojnë jo më shumë se gjysmë ore. Ndryshimet në rregullat e kufijve pritet të ketë ndikimin e tyre të njerëzit në të gjithë pjesën tjetër të rrugës, përfshirë këtu Kroacinë, Serbinë dhe Slloveninë. Ato mund të sjellin ndryshim të rrugëve tipike të përdorura nga emigrantët, duke ndërmarrë rreziqe edhe më të madh dhe duke u përpjekur të kalojnë kufijtë e vendeve të tjera fqinje.

Njerëzit nga Afganistani aktualisht përbëjnë 27 % e të ardhurve në Evropë, pas sirianëve të cilët përbëjnë 41 për qind, gjithnjë sipas shifrave nga UNHCR.

Mohimi i hyrjes në rrugë migratore për afganët, vjen tre muaj pasi u mor vendimi për të lejuar vetëm sirianët, irakianët dhe afganët për të kaluar përtej Greqisë.

Me më shumë se një milion njerëz pritet të mbërrijë në Evropë këtë vit, ndërkohë që nuk ka asnjë zgjidhje në horizont për konfliktin në Lindjen e Mesme, e kështu kriza e emigrantëve vetëm sapo ka filluar.

“Rritja, kohët e fundit, e numrit të njerëzve që përpiqen për t’i shpëtuar bombardimeve në Aleppo në Siri, për shembull, tregon se sa e paqëndrueshme mbetet situata në vendet e rrënuara nga konfliktet, dhe se nevoja për mbrojtje të tyre për të ikur nga dhuna vazhdon të jetë kyçe për jetën e tyre,” tha Fanaki.

Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe po punojnë në 28 vende të Evropës duke angazhuar më shumë se 84.000 vullnetarë. Më shumë se 644,000 njerëz janë ndihmuar me përkujdesje mjekësore, furnizime emergjente dhe ndihmë për tu lidhur me të dashurit e tyre me të cilët kanë humbur kontaktet përgjatë rrugës.

Ndajeni me miqte tuaj: