(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Mbyllet faza e parë e Projektit Social “Përfshirja e gruas në tregun e punës”

Vazhdon kursi i formimit profesional në fushën e rrobaqepësisë në kuadër projektit: “Përfshirja e gruas në tregun e punës”, gjithnjë në respektim të rregullave të protokollit të mbrojtjes nga Covid-19.

Në përmbyllje të fazës së parë të projektit, ai e ka arritur dhe qëllimin e tij. Të fituarit e një profesioni me qëllim për ta vënë në funksion atë në interes të përfitueseve dhe familjeve të tyre.

Ky projekt kontribuon dhe ndihmon gratë dhe vajzat në nevojë të aftësohen profesionalisht duke mësuar një profesion. Interesimi i tyre është i madh sepse kështu ato përgatiten për t’u përfshirë në tregun e punës apo për t’u vetëpunësuar duke sjellë kështu dhe fuqizimin e tyre në familje dhe shoqëri.

Programi Social & Dega e Kryqit të Kuq Kukës, Berat.

Ndajeni me miqte tuaj: