(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

“Mbështesim familjet në nevojë të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019”

Komunikatë Shtypi, datë 07.02.2020

Pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit që shkoi, Kryqi i Kuq Shqiptar ka përcaktuar qartë pozicionin e tij në ndihmë të familjeve në nevojë të prekura nga tërmeti. Ai ka nisur një operacion ndihme të ndarë në dy faza – faza e parë ka të bëjë me mbështetjen e familjeve të prekura me ndihma në ushqime, materiale higjienike, shtroje (dyshek, batanije), dhe me mbështetje psikosociale për 2-3 muaj dhe faza e dytë, ndihma financiare e 700 familjeve me një shumë të caktuar të hollash për një periudhë 3 mujore.
Në arritjen e objektivave të mësipërme të këtij aksioni të madh humanitar, Kryqi i Kuq Shqiptar ka pasur dhe ka mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë të Federatës ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, (Federata ndërkombëtare), partneri kryesor i Kryqit të Kuq Shqiptar në raste katastrofash e cila ka lëshuar një Apel Ndihme afatgjatë në ndihmë për Shqipërinë në shumën e 3 milion Franga Zvicerane për një periudhë që shkon deri në në fund të vitit 2020.

Deri më datë 31 janar, nga Kryqi i Kuq Shqiptar, me mbështetjen dhe të përfaqësuesve të Federatës ndërkombëtare janë ndihmuar 4285 familje me paketën standard të ndihmës një mujore familjare, thënë ndryshe, janë shpërndarë rreth 87 ton ton ushqime nga të cilët, 17 ton oriz, 17 ton vaj, 17 ton makarona, 17 ton sheqer, 17 ton fasule dhe 2.1 ton kripë, 85 ton miell, 4594 kite higjineike familjare një mujore dhe 22 800 batanije.

Aksioni i gjerë humanitar i ndihmës së Kryqit të Kuq Shqiptar ka pasur një mbështetje mjaft të gjerë nga donatorë të shumë në nivel bilateral brenda dhe jashtë Lëvizjes ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Një nga mbështetjet më të rëndësishme ka qenë ajo e USAID, falë së cilës u mbështetën 1000 familje të prekura, nga Kompania Lufthansa, Ambasada Kineze, etj.

Pjesë e veprimtarisë mbështetëse e Kryqit të Kuq, e përfshirë në aeplin e ndihmës është dhe ndihma e parë psikosociale prej të cilës deri tani kanë përfituar rreth 1534 persona.

Operacioni i ndihmës vazhdon….

Kryqi i Kuq Shqiptar

Për më shumë informacion kontaktoni:
Zamir Muça, koordinator per marrëdhiet me publikun, Mob. 0694092740, email: zmuca@kksh.org.al

Fatos Xhengo, koordinator për përgatitjen dhe ndërhyrjen në raste katastrofash, Mob. 069 2029142, email: fxhengo@kksh.org.al

Ndajeni me miqte tuaj: