(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Marsi – një muaj i begatë veprimtarish për degën e KK Lezhë

Integrimi i gruas ne tregun e punes 1

 

Në muajin Mars, veprimtaritë e Degës së KK Lezhë janë fokusuar në dy drejtime: Fushata e sensibilizimit të fëmijëve të shkollave 9 vjeçare për vlerat humanitare të Kryqit të Kuq, dhe organizimi i Ekspozitës “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq”, e cila është caktuar të hapet më 14 prill, dhe organizimi i Konkursit të NP në nivel dege. Një ngjarje për përfituesit e veprimtarive të degës ishte dhe përfundimi i Kursit të Rrobaqepësisë, për gratë dhe vajzat në nevojë, pjesë e projektit “Inegrimi i gruas në tregun e punës”, mbështetur nga Worl Vision.

Jashtë vëmendjes nuk kanë mbetur veprimtaritë në fushën sociale, të shëndetit, etj. Përmendim këtu, zhvillimin e orëve të Shërbimit Komunitar në shkollat e mesme (13 klasa); organizimi i veprimtarive në “Qendrën ditore për të moshuarit” që frekuentohet nga më shumë se 70 të moshuar. Këtë muaj u intensifikuar fushata për dhurimin vullnetar të gjakut, ku falë punës së mirë të bërë nga vullnetarët kryesisht në shkollat e mesme dhe institucionet u arrit të organizoheshin 5 sesione dhurimi dhe 145 dhurues. Ndërkohë që janë zhvilluar sipas planifikimit biseda, dhe takime në kuadër të projekteve “Higjiena Personale”, “Higjiena në Komunitet” , Projekti HIV/AIDS dhe projekti DDA.

Për të qenë të përgatitur në raste katastrofash, u riorganizuar Skuadra e Vullnetarëve për raste katastrofash dhe ndihmë të parë. Për këtë qëllim u organizua dhe një takim trajnues më datë 2 mars.

Ndajeni me miqte tuaj: