(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Marshimi i “Paqes 2017- “Jo, Indiferentizmit … Po, Solidaritetit!”

Kartolina

Elbasan më 14 Janar 2017

Pikërisht në vigjilje të Vitit të Ri, në Elbasan, përfaqësues të të gjitha feve, së bashku me Kryqin e Kuq Shqiptar nënëshkruan një marrëveshje nën sloganin “Jo, Indiferentizmit … Po, Solidaritetit!” për të mbledhur fonde për fëmijët në nevojë në Siri. Sot, në kuadër të kësaj marrëveshje u organizua Marshimi i “Paqes 2017- “Jo, Indiferentizmit … Po, Solidaritetit!” ku krahas përfaqësues të feve të ndryshme dhe të Kryqit të Kuq, morën pjesë dhe përfaqësues të instititucioneve shtetërore dhe akademike, por dhe deputetet, të Elbasanit. Marshimin e hapi Don Emilio Valente dhe u përshëndet nga Kryetari i Bashkisë. Z. Qazim Sejdini, marshuesit u përshëndetën nga deputetet Evis Kushi e Arbjola Halimi, por dhe nga deputetet Luciano Boci e Taulant Balla dhe dhe prefekti i Qarkut, përfaqësues nga komuniteti muslyman, Rektori i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Drejtoresha e DAR, Elbasan, përfaqësues të komunitetit ortodoks, bektashian, Kryetari i Këshillit të Qarkut dhe Vëllazëria Ungjillore, dhe Presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar z. Ylli Alushi. Një marshim i tillë në mbështetje të fëmijëve dhe të gjithë atyre që vuajnë në Siri, është një shembull i mrekullueshëm sesi i gjithë komuniteti në Shqipëri di të bëhet bashkë, në në ndihmë të atyre që vuajnë.

Ndajeni me miqte tuaj: