(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Mars – një muaj i mbarë dhurimesh vullnetare gjaku

Dhurim gjaku Izmir Smajlaj

 

 

 

 

Me fillimin e muajit Mars, degët e KKSH kanë intensifikuar fushatën sensibilizuese për dhurimin vullnetar gjaku në ndihmë të pacientëve në nevojë, por veçanërisht fëmijët me Talasemi. Janë punonjësit e shumë institucioneve që bëhen protagonistë në këtë fushatë ku do të veçonim atë të “Promarketing” Call Center, “Prokredit Bank”- Tiranë, Bashkia, Tiranë, “Vodafone Albania”, Aluzimi, etj.

 

Si çdo muaj, një kontribut të vyer, vazhdon të japë Klinika “KEIT” si dhe Fondacionit “Qatar Center”,, bashkëpunimi me të cilët është kthyer në një traditë mjaft të vyer.

 

Gjatë këtij muaji, mesazhi “Dhuroni Gjak, Shpëtoni Jetë” dhe “Nga Unë tek Ju, një Dhuratë për Jetën” u përcoll te studentët e fakulteteve të ndryshme në Tiranë dhe në Elbasan : në fakultetin e Gjuhëve të huaja -Tiranë, Fakulteti i Inxhinierisë, Universiteti “Aldent”, Universiteti Bujqësor Kamzë, Fakulteti i Inxhinieri Pyjore dhe i Bio-teknologjisë dhe nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani”.

 

Sërish, vullnetarët e KK, dega Tiranë dhanë kontributin e tyre human, duke dhuruar gjak për fëmijët me Talasemi.

 

Fushatë sensibilizuese dhe dhurim gjaku, shoqata organizoi në degët  e KK Durrës, me  punonjësit e Bashkisë, Drejtorisë Arsimore, në Lezhë, me mësues dhe nxënës në 3 Shkolla të Mesme të qytetit, Gratë e Lëvizjes Socialiste për Integrim; në Librazhd me punonjësit e Bashkisë, në Vlorë me Forcat e Armatosura në Bunavi, në Berat në komunën Poshnje, në Shkodër me besimtarë të Kishës Katolike, Gur i Zi, por dhe në Fier, Lushnje, Korçë, Pogradec, Kukës etj.

 

Me 30 mars nga qyteti i Prishtinës Dr. Ortoped Halit Gerbeshi me një grup vullnetarësh dhanë kontributin e tyre human duke dhuruar gjak në qytetin e Gjirokastrës. Ky grup vullnetarësh kanë filluar një turë humanitar në të gjithë trevat shqiptare në Shqipëri, Mal të Zi Maqedoni. Kontributi i tyre i çmuar merr vlera të veçanta për publikun shqiptar, në promovimin e kulturës të dhurimit vullnetar të gjakut.

 

Vetëm gjatë muajit Mars, u rekrutuan 1300 dhurues dhe dhuruan gjak 1050 njësi gjak, ose 40% më shumë se në vitin 2016. Nëpërmjet shembullit pozitiv të institucioneve të përmendura, KKSH, i fton të gjithë institucionet, kompanitë, organizatat, kudo në vendin tonë, që janë të japin mbështetjen e tyre duke inkurajuar punonjësit e tyre për të dhuruar gjak rregullisht.

 

Një falënderim i veçantë, Kryqi i Kuq Shqiptar përcjell për grupin vullnetar nga Prishtina, dhe Dr. Halit Gerbeshin, për drejtuesit dhe punonjësit e Kompanisë Vodafone Albania që dhuruan gjak për të 11 vjet rresht, pjesëtarët dhe komandantët dhe Forcave të Armatosura Bonavi, për Klinikën “KEIT” dhe Dr. Skerdi Faria.

 

Kryqi i Kuq Shqiptar falënderon të gjithë Drejtuesit dhe dhuruesit vullnetar të gjakut dhe në veçanti ato që dhurojnë rregullisht.

 

 

Ndajeni me miqte tuaj: