(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Marrëveshja historike për ndalimin e armëve bërthamore, është një “fitore për të gjithë njerëzimin “

Armet berthamore

 

Komunikatë shtypi e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq Nr.  17/49, datë 07 korrik 2017

Gjenevë (KNKK)  – Më shumë se 120 vende kanë adoptuar sot (7 korrik) një traktat vendimtar që ndalon armët bërthamore. Ky traktat vjen në një kohë ku shihet të shfaqet rreziku që përfaqëson kjo lloj arme.

“Sot, bota ka kaluar në një epokë historike për sa i përket ndalimit të këtyre armëve antinjerëzore që godasin pa dallim – një hap themeltarë drejt eliminimit të tyre në të ardhmen”, ka deklaruar nga Gjeneva Peter Maurer, President i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK). “Kjo marrëveshje përbën një fitore të rëndësishme për të gjithë njerëzimin.”

“Prej kohësh, armët bërthamore kanë qenë të vetmet armë të shkatërrimit në masë, që nuk janë ndaluar në mënyrë kategorike nga e drejta ndërkombëtare. Traktati i adoptuar sot, e mbush këtë boshllëk”, shtoi ai.

KNKK ka marrë pjesë aktivisht në negociatat që janë mbajtur për këtë qëllim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork dhe ka insistuar në miratimin e këtij traktati. Komiteti ka theksuar që traktati të njohë pasojat njerëzore katastrofike të armëve bërthamore, dhe këto të drejta të vendoseshin në të drejtën ndërkombëtare humanitare, ku të theksohej një ndalim i qartë dhe pa ekuivokë i tyre.

Traktati i miratuar të premten e kaluar i plotëson këto objektiva. Ai krijon një bazë të shëndosh për të luftuar kundër përhapjes së armëve bërthamore, dhe i hap rrugën eliminimit të plotë të tyre. Ai do të hyjë në fuqi në momentin që 50 shtetet do ta kenë ratifikuar atë,  një proces ky që do të mbështetet nga KNKK dhe Shoqatat Kombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe në mbarë botën.

Në përfundim të negociatave, Kathleen Lawand, Shefe e Departamentit të armëve në KNKK, ka falënderuar Shtetet që mbërritën në këtë marrëveshje. Sipas saj, “traktati do të përforcojë stigmën përkundrej përdorimit të armëve bërthamore. Por ne jemi shumë të ndërgjegjshëm që këto armë nuk do të zhduken brenda ditës, falë adoptimit të këtij traktati. Ne, pa dyshim, do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet tona kolektive.”

KNKK dhe Lëvizja ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe e Gjysmëhënës së Kuqe prej kohës ka bërë thirrje për ndalimin dhe eliminimin e armëve bërthamore. Në vitin 1945, mjekët e KNKK ishin ndër të parët që dhanë ndihmesën e tyre në mes të shkatërrimeve që pasuan përdorimin e bombave atomike në Japoni. Gjerësia e pasojave humanitare të këtyre armëve, ishte e qartë, dhe viktimat vazhdojnë të vuajnë akoma dhe sot.

“Armët bërthamor bëjnë pjesë në armët më të tmerrshme që janë zbuluar ndonjëherë. Duke qenë se ato shkaktojnë vuajtje njerëzore të papërshkrueshme dhe dëme të pakthyeshme për ambientin që na rrethon, ato kërcënojnë vetë ekzistencën e njerëzimit.” Përfundoi Presidenti Maurer.

 

Matt Clancy, CICR Genève, tél. : +41 79 574 15 54 (anglais)

Për më shumë vizitoni  www.cicr.org  ose ndiqnin KNKK në facebook.com/icrc et twitter.com/icrc
Për të shikuar dhe shkarkuar në mënyrë profesionale videot e fundit të KNKK, lutemi konsultonin :  www.icrcvideoneësroom.org
Vizitoni gjithashtu faqen e KNKK mbi mbrojtjen e përkujdesit të shëndetit:  www.healthcareindanger.org

Ndajeni me miqte tuaj: