Për t’u njohur nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe për t’u pranuar në gjirin e Federatës Ndërkombëtare, ato duhet të përmbushin disa kushte. Njëkohësisht ato duhet të zbatojnë shtatë parimet themelore të Lëvizjes së Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, midis të cilëve ato të neutralitetit, humanizmit , paanësisë, vullnetarizmit janë të një rëndësie të veçantë. Ato duhet njëkohësisht të njihen nga vetë qeveritë e vendeve të tyre si shoqata vullnetare ndihmëse të pushtetit publik.

Ndajeni me miqte tuaj: