(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

“Kujdesi për të moshuarit dhe mbështetja psiko-sociale”

 

Këtë fund javë që shkoi, Kryqi i Kuq i Malit të Zi organizoi trajnimin rajonal mbi “Kujdesin për të moshuarit dhe mbështetjen psiko-sociale” në qendrën e trajnimit të Kryqit të Kuq në Sutomore.

Pjesëmarrësit e trajnimit janë vullnetarë dhe të punësuar nga Kryqi i Kuq i Malit të Zi dhe Kryqi i Kuq Shqiptar. 28 pjesëmarrës do të kenë mundësinë, në këtë takim të marrin njohuri dhe të aftësohen në aspekte të ndryshme që lidhen me punën me të moshuarit. Disa nga temat që janë trajtuar në këtë takim janë : roli i Kryqit të Kuq në mbështetje të të moshuarve; planifikimi dhe zbatimi i një projekt për kujdesin e të moshuarve; roli i vullnetarëve në projekt dhe përshkrimi i shërbimeve që ata mund t’u ofrojnë të moshuarve; procesin e moshimit; promovimi i një moshimi të shëndetshme; marrëdhënie me anëtarët e familjes së përdoruesit; si t’i dëgjojmë dhe t’i kuptojmë të moshuarit; zgjidhjen e konflikteve të mundshme; dhuna ndaj të moshuarve; organizimin e mbështetjes dhe raportimit.

Programi i trajnimit për kujdesin për të moshuarit është bërë në përputhje me manualet për punën të Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, që përfaqësojnë standardet minimale për kujdesin e të moshuarve në komunitet. Në ditët e trajnimit, pjesëmarrësit patën mundësi të dëgjojnë nga përvoja e vendeve të tjera, e më konkretisht nga përfaqësues të Kryqit të Kuq italiane të cilët bënë një paraqitje të veprimtarive të tyre në këtë fushë, si dhe metodat e punës, kur është fjala për mbështetje psiko-sociale për të moshuarit.
Trajnimi është pjesë e projektit rajonal “Kujdesi për të moshuarit, Mali i Zi – Shqipëri” mbështetur financiarisht nga Kryqi i Kuq Italian. Qëllimi i trajnimit është që shoqatat të fitojnë njohuritë dhe shkathtësi të nevojshme për të punuar me personat e moshuar, por edhe për të ndarë përvojat përmes shembujve të praktikës së mirë. Në trajnim morën pjesë një përfaqësues i Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Ndajeni me miqte tuaj: