(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

“Kujdesi për jetën prioritet kryesorë” në një situatë të rënduar nga reshjet

reshjet-ne-shqiperi-2-735x400

Kryqi i Kuq Shqiptar, ju bën thirrje që të bëni shumë kujdes në këtë situatë të rënduar metereologjike, e cila do të vazhdojë të rënduar nga reshjet e shiut.

Çfarë duhet të kini parasysh në një situatë të tillë:

  • Informohuni në vazhdimësi nëpërmjet mjeteve të informimit TV, Radio, Media sociale, etj. mbi situatën metereologjike në vazhdim në zonën ku banoni dhe më gjerë. Mbani të hapur radion apo televizorin për të marrë njoftimet nga autoritetet;
  • Mbani në gatishmëri mjete e komunikimit, sidomos telefonat celularë, duke siguruar gatishmërinë e baterive;
  • Shmangni udhëtimet në zonat e prekura nga reshjet, apo nga përmbytjet pasojë e reshjeve;
  • Shmangni qëndrimi afër shtyllave apo objekteve të tjera të larta që mund të goditen nga shkarkesat elektrike;
  • Shmangni udhëtimet në këmbë. Një rrymë uji me thellësi rreth 20 centimetra mund të rrëzojë një kalimtar, ndërkohë që një rrymë me thellësi prej 30 centimetrash mund të rrëmbejë edhe një automjeti;
  • Shmangni qëndrimin apo parkimin në rrugët buzë lumenjve. Ujërat gërryejnë bazamentin e rrugës, duke e bërë atë të rrezikshme;
  • Nëse jeni në udhëtim dhe niveli i ujit në afërsi të automjetit tuaj rritet, duhet të lini automjetin për të gjetur një vend më të lartë. Por, mos e braktisini automjetin nëse jeni futur në një rrymë të fortë uji;
  • Mbani në gatishmëri mjete të ndihmës së shpejtë, medikamente të domosdoshme dhe mjete ndriçimi;
  • Shkëputni sa më shumë pajisje elektrike nga rrjeti dhe mos i prekni ato nëse janë në lagështi ose nën ujë;
  • Qytetarët që banojnë pranë shtretërve të lumenjve, në afërsi të digave apo në zona që historikisht rrezikojnë përmbytje, duhet të qëndrojnë në gatishmëri për të bashkëpunuar me strukturat e emergjencave civile në rast të nevojës për evakuim.
  • Njoftoni në numrin 112 apo në çfarëdo forme tjetër komunikimi për problemet që mund të keni.
Ndajeni me miqte tuaj: