(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Kryqi i Kuq Shqiptar – Veprimtari të shumta në degët e Kryqit të Kuq

Durres 29.1

 

Janë të shumta dhe të larmishme veprimtaritë që po zhvillohen nga degët e Kryqit të Kuq Shqiptar. Në një lloj gare ku të gjithë janë fitues, kanë hyrë degët ndërmjet tyre. Veçojmë, kësaj radhe, degët e KK të Elbasanit, Tiranës, Durrës, dhe atë të Fierit.

Elbasan 29.2Në degën e KK Elbasan në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomikut të këtij qyteti dhe Bankën e Gjakut të Lushnjës u organizua sesioni i radhës i dhurimit të gjakut, që u arit të organizohej falë një fushate të mirë organizuar. Një falënderim shkon për të gjithë studentët që u bënë protagonist me gatishmërinë e tyre për të dhuruar dhe dekanin këtij fakulteti, z. Altin Idrizi për mbështetjen e vazhdueshme të veprimtarive humanitare të degës së KK Elbasan.

Tirana 29.Dega e KK  Tiranë, vazhdon të jetë si gjithmonë, në pararojë me veprimtaritë që zhvillon, për nga numri dhe nga cilësia. Organizim model të fushatës së dhurimit të gjakut në Fakultetin juridik, që vazhdojë për tri ditë; mbledhje ndihmash nga nxënësit e Shkollës “Lasgush Poradeci” “Arkos”, dhe “Meridian+” në veshmbathje, lodra dhe ushqime për fëmijët në nevojë; fillimi i përgatitjeve për Konkursin e vizatimit “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq”.

Durres 29.3Dega e KK Durrës vazhdon me zhvillimin e seancave informuese për higjienën personale dhe publike në shkollat 9 vjeçare;

Dega e KK Fier organizimi e seancave informuese në Shkollat e Mesme të qytetit.

Janë këto disa nga veprimtaritë e zhvilluar ditët e fundit nga vullnetarët e degëve të cilët i falënderojmë për përkushtimin e tyre në ndihmë të atyre që kanë nevojë.

Ndajeni me miqte tuaj: