(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Kryqi i Kuq Shqiptar vazhdon të ndihmojmë familjet në nevojë të prekura nga tërmeti.

Sot, më datë 7 janar 2020 u realizuan dy shpërndarje, nga Degët e Kryqit të Kuq Tiranë dhe Lezhë. Nga Dega e Kryqit të Kuq Tiranë u ndihmuan 80 familje në Njësinë nr. 6 Tiranë, njohur ndryshe si zona e Kombinatit. Kjo mbështetje u siguruar nga USAID.
Ndërsa nga Dega e Kryqit të Kuq Lezhë u ndihmuan 80 familje të tjera. Më konkretisht u ndihmuan 24 familje në Komunën Shënkoll, 29 familje në Komunën Zejmen dhe 27 familje në Komunën Kolsh. Ndihma u mundësua nga ECHO, Programi i Ndihmës së Bashkimit Evropian dhe Kryqit të Kuq Gjerman, nëpërmjet Apelit të Ndihmës së Federatës ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe për Shqipërinë.

Secila familje përfitoi paketën familjare të ndihmës mujore të Kryqit të Kuq Shqiptar që përbërë nga 20.5 kg ushqime,+20 kg miell; një kit higjienik një mujor familjar dhe 5 batanije.

Ndajeni me miqte tuaj: