(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

“Kryqi i Kuq Shqiptar vazhdon të mbështesë me ritme të larta, familjet në nevojë të prekura nga tërmeti”

Komunikatë Shtypi

Datë 21.01.2020

Kryqi i Kuq Shqiptar, nisur nga misionin i tij, për të qenë në ndihmë të më nevojtarëve, ka qenë ndër aktorët e parë dhe më të rëndësishëm në fazën fillestare të ndihmës për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Ekipet vullnetare të Kryqit të Kuq ndërhynë menjëherë në këtë fazë, duke ndihmuar të dëmtuarit me ushqime, materiale higjienike, shtroje (dyshek, batanije), dhe me mbështetje psikosociale. Kjo ndihmë vazhdoi të jepej dhe kur të prekurit nga tërmeti, të mbetur pa shtëpi do të vendoseshin në çadra, në qendra e akomodimi, në hotele, etj.

Me vlerësimin e situatës dhe evidentimin e popullsisë së dëmtuar, në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq (Federata ndërkombëtare), partneri kryesor i Kryqit të Kuq Shqiptar në raste katastrofash, u përgatit një Apel Ndihme afatgjatë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti. Kohëzgjatja e tij do të jetë deri në fund të vitit 2020, me mundësi shtrije dhe më tej në varësi të mbështetjes finaciare të tij.

Apeli i ndihmës për Shqipërinë është në shumën e 3 milion frangave zvicerane. Ai u plotësua në një kohë fare të shkurtër nga donatorë të ndryshëm. Kjo mbështetje siguron ndihmën e menjëhershme të 2000 familjeve të prekura nga tërmeti me ndihma ushqimore për dy tre muajt e parë të pas katastrofës dhe pas kësaj rreth 700 familje më të prekura nga tërmeti, do të ndihmohet me një shumë të caktuar të hollash për një periudhë tre mujore.

Në zbatim të operacionet të ndihmës, mbështetur në këtë Apel, deri më datë 17 janar, ekipet e ndihmës së Kryqit të Kuq Shqiptar, të ndihmuar dhe nga përfaqësues të Federatës ndërkombëtare, kanë ndihmuar 2635 familje me paketën standarde të ndihmës një mujore familjare, thënë ndryshe, janë shpërndarë rreth 52,5 ton ushqime nga të cilët, 10.5 ton oriz, 10.5 ton vaj, 10,5 ton makarona, 10.5 ton sheqer, 10.5 ton fasule dhe 1.3 ton kripë, 79 ton miell, 2635 kite higjineike familjare një mujore dhe 13 200 batanije.

Ndërkohë, operacioni i ndihmës së Kryqit të Kuq Shqiptar ka pasur një mbështetje mjaft të gjerë nga donatorë të shumë në nivel bilateral sic është mbështetja e menjëhershme nga USAID, falë së cilës u mbështetën 1000 familje në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti me paketën familjare të ndihmës së Kryqit të Kuq Shqiptar.

Nisur nga mbështetja e menjëhershme të apelit të ndihmës dhe nevojat e popullsisë së dëmtuar nga tërmeti, Federata ndërkombëtare do të rishikojë apelin e ndihmës me qëllim rritjen e buxhetit fillestar deri në 5 milion Franga Zvicerane. Në këtë mënyrë synohet të rritet mbështetja për më nevojtarët, veçanërisht e kohëzgjatjes së mbështetjes financiare të drejtpërdrejt për familjet në nevojë, por dhe rritjen e kapaciteteve të Kryqit të Kuq Shqiptar në fushën e ndërhyrjes në raste katastrofash në të ardhmen.

Pjesë e veprimtarisë mbështetëse e kryqit të Kuq, e përfshirë në aeplin e ndihmës është dhe ndihma e parë psikosociale prej të cilës deri tani kanë rreth 1430 persona.

Operacioni i ndihmës vazhdon….

Kryqi i Kuq Shqiptar

Për më shumë informacion kontaktoni:

Zamir Muça, koordinator për marrëdhiet me publikun, Mob. 0694092740, email: zmuca@kksh.org.al

Fatos Xhengo, koordinator për përgatitjen dhe ndërhyrjen në raste katastrofash, Mob. 069 2029142, email: fxhengo@kksh.org.al

Ndajeni me miqte tuaj: