(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Kryqi i Kuq Shqiptar – Thirrje për Dhurim Vullnetar të Gjakut

Në situatën e krijuar në vendin tonë nga COVID 19, ka dalë në pah, si emergjencë mjekësore, mungesa e gjakut në spitale, maternitete, për operacione të urgjencës për pacientët talasemikë, etj.
Në këto kushte, Kryqi i Kuq Shqiptar (KKSH), u drejtohet vullnetarëve, qytetarëve, dhe punonjësve të tij, në të gjitha degët e shoqatës, në të gjithë vendin, që të bëhen pjesë e dhurimeve vullnetare të gjakut.
Në këtë kuadër KKSH, do të organizojë në rrethet e Tiranës dhe Durrësit, ditën e premte në orën 10:00, nga një sesion të dhurimit vullnetar të gjakut, në ambjentet e selisë së KKSH në Tiranë dhe në ambientet e degës së KK, në Durrës.
Adresa në Tiranë: Qendra e Trajnimit të Kryqit të Kuq Shqiptar, Rruga Pjetër Budi, Pll Classic, pranë rrugës së Elbasanit.
Adresa në Durrës : Dega e Kryqit të Kuq, Durrës.

Nr. kontakti Tiranë: 0698191872, 0699115412, 0672063455, 042238199
Nr. kontakti Durrës:0682520697, 0692164864

Ndajeni me miqte tuaj: