Kryqi i Kuq Shqiptar shpërndan ndihma në Vaqar të Tiranës dhe Radë të Durrësit

Vullnetarët e Degës së KK Tiranë organizuan shpërndarjen e ndihmave për 80 familje të prekura nga tërmeti në Komunën Vaqar, ndërkohë qe ndërmotën një vlerësim të dëmeve të shkaktura nga tërmeti në …Paketa familjare mujore e ndihmës u mundësua falë mbështetjes së Programit ECHO të Bashkimit Europian.

Një tjetër shpërndarje u realizua sot nga Dega e Kryqit të Kuq Durrës në fshatin Radë/Manzë të rrethit Durrës, për 80 familje të prekura nga tërmeti. Ashtu si dhe në shpërndarjet e më parshme, vullnetarët dhe stafi i degës kishin bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për një shpërndarje sa më të mira, sipas standardeve të përcaktuara.
Çdo familje përfituese në këtë shpërndarje, u mbështet me paketën mujore të ndihmës të Kryqit të Kuq të përbërë nga një pako ushqimore një mujore, 20.5 kg ushqime bazë + 20 kg miell, të mundësuara nga ECHO Programi i Ndihmës i Bashkimit Europian, një kit higjienik familjar mujor i mundësuar nga Kryqi i Kuq Gjerman, dhe një set kuzhine dhe 5 batanije për çdo familje që u mundësuan nga DIFD. (Departamenti Ndërkombëtar për Zhvillim i Qeverisë britanike).
Për hartimin e listave të përfituesve, Kryqi i Kuq bashkëpunon ngushtë me pushtetin vendor dhe shtabet e emergjencave.
Shpërndarja e sotme në fshatin Radë/Manzë të Durrësit u asistua dhe nga përfaqësuesi i programit ECHO, z. Samy Cecchin.
#EUaid #EuCivPro #rescEU #kryqikuqshqiptar, #kryqiikuqshqiptardegadurres, #germanredcross, #DeutschesRotesKreuz.

Ndajeni me miqte tuaj: