(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

TAP dhe Kryqi i Kuq Shqiptar shpërndan ndihma në Skrapar

Skrapar Potom 8

TAP dhe Kryqi i Kuq Shqiptar shpërndan ndihma në Skrapar dhe më konkretisht në Bashkinë e Çorovodës, Bashkinë e Poliçanit dhe në Njësinë Administrative Potom.

Në Skrapar, përfundoi shpërndarja e ndihma të mundësuar nga TAP (Trans Adriatic Pipeline), për familjet më në nevojë të prekura, kushtet e vështira të jetës së tyre rëndohen akoma më tepër nga dimri i ashpër i kohëve të fundit. Kështu, më datën 18 u shpërndanë ndihma për 100 familje në Bashkinë Çorovodë, më datë 19, u shpërndanë ndihma për 100 familje në fshatrat Potom, Backë, Qafë, Osojë, Polenë dhe më datën 20 u shpërndanë ndihma për 91 familje në Bashkinë Poliça. Faleminderit TAP dhe Pushtetit Vendor që së bashku mundësuan shpërndarjen e këtyre ndihmave, dhe të gjithë vullnetarëve dhe të punësuarve të Kryqit të Kuq Shqiptar për kontributin!

Ndajeni me miqte tuaj: