Kryqi i Kuq Shqiptar ndihmoi sot 60 familje në Manzë të Durrësit dhe 80 familje në Ndroq të Tiranës

Sot, Kryqi i Kuq Shqiptar ishte pranë familjeve në nevojë të prekura nga tërmeti në fshatin Manzë të rrethit të Durrës për të ndihmuar 60 familje dhe në Ndroq të Tiranës për 80 familje. Familjet e mësipërme përfituan paketën e ndihmës mujore të Kryqit të Kuq që përbëhet nga 20.5 kg ushqime bazë +20 kg miell, 1 kit higjienik familjar mujor dhe 5 batanije. E veçanta e ditës së sotme vlerësimi i gjendjes së familjeve të prekura nga tërmeti në fshatin Kërçukje të Ndroqit. Edhe ky kontigjent ndihmash mundësohet falë mbështetjes së programit ECHO të Bashkimit Europian për Shqipërinë, nëpërmjet Apelit të Ndihmës të Federatës Ndërkombëtare të shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. #EUaid #EuCivPro #rescEU #kryqikuqshqiptar, #kryqiikuqshqiptardegadurres.

Ndajeni me miqte tuaj: