(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Kryqi i Kuq Shqiptar merr pjesë në Panairin CCIT Expo Medical-al.

Panairi Expo Medical-al, i hapur në hollin e Pallatit të Kongreseve, është ngjarja më e madhe në fushën e mjekësisë dhe të shëndetit në këtë vit. Në këtë panair janë ekspozuar arritjet më të mira në fushën e mjekësisë dhe të shëndetësisë në vend dhe më gjerë. Në stendën e Kryqit të Kuq Shqiptar do të gjeni një informacion të plotë të asaj që Shoqata bën në fushën e shëndetit vecanërisht projektet që ajo realizon si : ndihma e parë dhe shërbimet që ofrohen për kategori të caktuara të interesuara, në promocionin e dhurimit vullnetar falas të gjakut, në higjienën personale dhe atë në komunitet, në luftën kudra drogës dhe alkoolin, SIDA-s, etj. E veçanta e stendës së KKSH janë vullnetarët tanë dhe demonstrimet që ata realizojnë në dhënien e ndihmës së parë. Panairi do të qëndroj i hapur në datat 25, 26, 27 tetor.

Ndajeni me miqte tuaj: