(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Kryqi i Kuq Shqiptar merr masat e para në përgjigje të situatës së krijuar nga moti i ftohtë

dimer-kukes-5

 

Siç dhe ishte parashikuar, sot pjesa më e madhe e territorit të vendit gjendet nën shtresën e dëborës dhe e pushtuar nga temperaturat e ulëta nën zero. Për pasojë shumë rrugë, kryesisht në zonat rurale janë bllokuar ndërsa ka vështirësi kalimi në disa rrugë kombëtare. Kjo dhe mungesa e energjisë elektrike në disa zona, ka bërë që disa familje apo grupe vulnerabil të jenë në vështirësi të shtuar.

Në këto kushte, Kryqi i Kuq Shqiptar po ndjek me vëmendje situatën duke mbajtur kontakte të shtuar me Shtabet e Emergjencave Civile të ngritura në nivel prefekture e bashkie, dhe duke marrë pjesë në mbledhjet e tyre.

Në zonat ku situata paraqitet më problematike, si në Degët e Kryqit të Kuq, Pukë, Kukës, Shkodër, Korçë etj, janë mobilizuar ekipet vullnetare në rast katastrofe për t’ju ardhur në ndihmë individëve e familjeve në nevojë. Në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, Kryqi i Kuq Shqiptar do të furnizojë me batanije të gjithë kontingjentin e individëve të pastrehë të strehuar në ambientet e palestrës së Shkollës “Misto Mame”.

Për këtë arsye janë nisur nga Tiranë, nga gjendja e përhershme e rezervave të Kryqit të Kuq Shqiptar për raste katastrofash, një kontingjent ndihmash për familje më në nevojë, në Pukë për 20 familje, në Shkodër për 30 familje, në Kukës për 40 familje. Paketa e ndihmës është familjare, një mujor dhe familje përmban: 20 kg miell, 20.5 kg ushqime (fasule 4 kg, Sheqer 4kg, oriz 4 kg, makarona 4 kg, vaj 4 litra; batanije 5 copë dhe 1 kit higjienik familjar.

Ndajeni me miqte tuaj: