(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Kryqi i Kuq Shqiptar ju fton : Të gjithë së bashku për të përmirësuar mjedisin.

Poster mjedisi

Dy ditë na ndajnë nga 5 Qershori – Dita Botërore e Mjedisit. Me këtë rast vullnetarët e Kryqit të Kuq Shqiptar nga 17 degë në mbarë vendin, po realizojnë një fushatë intensive sensibilizuese me qëllim që t’i bëjnë thirrje komunitetit për ruajtjen e përmirësimin e mjedisit, si dhe për t’ju bashkëngjitur Kryqit të Kuq në veprimtaritë masive që do të organizohen më 5 qershor.

Ndërsa degët e KK Vlorë, Durrës, Lezhë, Pogradec do të angazhohen në pastrimin e hapësirave të plazheve pranë tyre; degët e tjera të KK si Fier, Lushnje, Shkodër, Kukës, Kavajë, Elbasan, Dibër, Korçë, Tiranë, Gjirokastër, Librazhd, Berat, Kuçovë, në hapësirat dhe rrugët kryesore të qyteteve.

Mjedisi i pastër është shëndet-kulturë-qytetari. Ambienti i pastër është përgjegjësi edhe e qytetarëve. Të pastrojmë e sistemojmë mjedisin në oborret, sheshet para pallateve, e rrugët tona ku banojmë e jetojmë.

Kryqi i Kuq Shqiptar ju fton : Të gjithë së bashku për të përmirësuar mjedisin. Kontaktoni me degën më të afërt të Kryqit të Kuq

Kryqi i Kuq Shqiptar

Ndajeni me miqte tuaj: