(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Kryqi i Kuq Shqiptar jep ndihmesën e tij për më të prekurit nga përmbytjet

punonjes-te-kryqit-te-kuq-shqiptar-gjenden-ne-shkoder

 

 

Komunikatë Shtypi

Datë 1.12.2017

 

Kryqi i Kuq Shqiptar ndjek me vëmendje situatën e krijuar në të gjithë vendin si pasojë e rreshjeve të shumta të shiut. Të gjitha strukturat e saja në qendër dhe në degë janë vënë në gadishmëri për të monitoruar situatën dhe për të ndihmuar atje ku e lyp nevoja. Ato kanë bashkëpunuar ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile dhe Shtabet e Emergjencave ne prefekturat respektive.

 

Kështu deri në orën 19.00 të datës 1.12.2017 janë ndihmuar :

Në Durrës, Shtëpia e Pushimit Ministrisë së Punëve të Brendshme, kthyer në qendër pritje ku aktuliasht janë strehuar 23 persona dhe pritet të evakuoen të tjerë, me artikujt ushqimorë: miell 100 kg; oriz 30 kg; makarona 30 kg; vaj 30 kg; fasule 30 kg; sheqer 30 kg; kripë 5 kg; bukë 20 copë; vezë 200 kokrra;

 

Në Kavajë, me kërkesë të Bashkisë është ndihmuar popullsinë rome e evakuuar me: 100 copë batanije dhe 12 koli ujë;

 

Në Berat është ndihmuar Konvikti i Shkollës së Mesme “Kristo Isak” ku janë strehuar 100 persona me: batanije 200 copë; miell 300 kg; sheqer 50 kg; oriz 50 kg; makarona 50 kg; fasule 50 kg; vaj       50 kg.

 

Në Tiranë janë ndihmuar 20 persona të komunitetit romë të evakuuar me ushqime të gatëshme. Kryqi i Kuq Shqiptar do të vazhdojë të ndjekë nga afër të situatës me qëllim dhënien në kohë të ndihmës së tij për më nevojtarëve.

 

Ndërkohë, Kryqi i Kuq Shqiptar ka bërë një apel ndihme pranë Federatës ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, për të ndihmuar 2000 familje të prekura në të gjithë vendin.

 

Kryqi i Kuq Shqiptar

 

Ndajeni me miqte tuaj: