(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Kryqi i Kuq Shqiptar, Dega Elbasan – Ndihmë për tre familje në nevojë

– Prej kohësh, një bashkëpunim i ngushtë me Median, e kryesisht me median lokale në fushën sociale. Dega e KK Elbasan ndihmon tre familje në nevojë.

Pas informacionit të marrë nga mediat lokale, se në fshatin Qerret, të njësisë administrative Labinot Mal, ishin djegur plotësisht banesat e vëllezërve Skënder dhe Astrit Çakoja, Kryqi i Kuq Shqiptar nëpërmjet degës së tij në Elbasan, si gjithnjë pranë familjeve në nevojë të  ndihmoi këto dy familje me pako ushqimore, miell, kite higjienike e batanije.

Ndërkohë që dje, datë 06.03.2018, vullnetarët tanë u gjend pranë familjes prej 6 anëtarësh të z. Agron Kaçuli në fshatin Griqan, njësia administrative Labinot Fushë, e cila jeton në një varfëri absolute. Falënderojmë vullnetarët!

Ndajeni me miqte tuaj: