(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Kryqi i Kuq Kinez mbështet Kryqin e Kuq Shqiptar me 100 000 USD në operacionin në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga tërmeti.

 

Kryqi i Kuq Shqiptar

Komunikatë Shtypi, datë 9.12.2019

 

Sot në Selinë e Kryqit të Kuq Shqiptar u organizua një takim ndërmjet Ambasadorit të Republikës Popullore të Kinës Z. Zhou Ding dhe Presidentit të Kryqit të Kuq Shqiptar, z. Ylli Alushi.

 

Duke i dorëzuar aktin e dhurimit të një shumë prej 100 000 USD Presidentit të Kryqit të Kuq Shqiptar, Ambasadori kinez shprehu solidaritetin e popullit  dhe të qeverisë kineze, dhe të Kryqit të  Kuq të Kinës në këto ditë të vështira për popullin shqiptar. Kjo ndihmë e Kryqit të Kuq Kinez është vazhdim i mbështetjes në vite për Kryqin e Kuq Shqiptar,  si shenjë e frymës miqësore e humane të popullit kinez ndaj popullit shqiptar.

 

Duke marrë këtë donacion, z. Ylli Alushi tha: “Në cdo fatkeqësi që ka goditur vendin, populli kinez është ndodhur pranë popullit shqiptar. Ne e vlerësojmë pa masë ndihmën e dhënë Kryqit të Kuq Shqiptar, si një akt vlerësimi dhe besimi për shoqatën tonë. Organizimi i ndihmës deri te përfituesi konkret do të jetë pjesë e një procesi trasparent.”

 

Presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar falënderoi përzemërsisht ambasadorin kinez,  dhe nëpërmjet tij qeverinë kineze dhe Kryqin e Kuq Kinez për këtë mbështetje të vyer dhënë shoqatës në këto ditë të vështira për popullin shqiptar.

 

Kryqi i Kuq Shqiptar

 

Ndajeni me miqte tuaj: