(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Kryqi i Kuq Italian në mbështetje të përpjekjeve për shpëtim dhe të familjeve të viktimave pas aksidentit të trenave

Italia 14 qershor

 

 

13 Korrik 2016

 

Më shumë se 140 vullnetarë të Kryqit të Kuq Italian ndihmuan në mbështetjen e përpjekjeve për evakuim të viktimave dhe në mbështetjen psikologjike dhe asistencë mjekësore për familje e viktimave të aksidentit të rëndë të trenave të ndodhur në Jug të Italisë/ Kryqi i Kuq Italian

 

 

Vullnetarët e Kryqit të Kuq Italian janë duke mbështetur të afërmit e atyre që janë në pritje të informacioneve për të dashurit e tyre në stadiumin e Andre, pas përplasjes së dy trenave të transportit komunitar në Itali në 12 Koorik.

Ndërkohë që punëtorët e vinçave punuan gjithë natën për të pastruar mbeturinat, më shumë se 40 vullnetarë të Kryqit të Kuq u mobilizuan për të siguruar mbështetje psiko-sociale për familjarët e atyre që udhëtonin në linjat e Koratos dhe Ruvo di Puglia, në afërsi të qytetit të Andrias.

Francesco Rocca, President i Kryqit të Kuq Italian, dërgoi një mesazh ku i siguronte drejtuesit vendor në Puglia, se e gjithë struktura kombëtare e Kryqit të Kuq është në dispozicion të tyre nëse do të jetë e nevojshme.

“Jemi të gatshëm për të mbështetur familjet e viktimave, dhe vullnetarët tanë janë duke punuar fort në kushte shumë të vështira, si në vendin e fatkeqësisë, ashtu dhe në spital”,  tha ai.

Menjëherë pas përplasjes, më shumë se 140 vullnetarë të Kryqit të Kuq Italian shkuan menjëherë për ndihmë, disa në vendin e ngjarjes në mbështetje të përpjekjeve për evakuimin e viktimave dhe të prekurve, dhe të tjerët për të ofruar ndihmë psiko-sociale dhe shëndetësore emergjente për familjet e viktimave.

Në Bari, vullnetarët shoqëruan familjet e viktimave që erdhën për të identifikuar trupat e të vdekurve. Ata dhënë mbështetje psikologjike në kampet e ngritura enkas pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Ekipet mjekësore të Kryqit të Kuq qëndruan gjatë gjithë kohës për të siguruar mbështetjen e nevojshme për ekipet e zjarrfikësve dhe të punëtorëve të shpëtimit. Në Barleta, një vullnetar  i Kryqit të Kuq ju përgjigjej thirrjeve të të afërmve të shqetësuar të viktimave në numrin e urgjencës të aktivizuar nga Këshilli lokal i qytetit.

Deri tani, sipas raporteve të medias në aksident kanë ndërruar jetë 27 persona dhe janë plagosur me dhjetëra të tjerë.

 

Nga Andra Anca, FNKK

Ndajeni me miqte tuaj: